Autoritetet në vendin tonë po shqyrtojnë masa më të rrepta anti-epidemike në Bullgari, nëse testi për Covid-19 rezulton pozitiv dhe dyshohet të jetë nga varianti Omikron. Këtë e tha Zëvendësministri në detyrë i Shëndetësisë Toma Tomov.
Mostrat me variante të dyshuara po testohen aktualisht në Qendrën Kombëtare të Sëmundjeve Infektive dhe Parazitare. Paralelisht me testimin, po kërkohen edhe personat kontaktues, shtoi zëvendësministri.
I pyetur nëse është e vërtetë se bullgarët që janë të vaksinuar jashtë vendit kanë problem me vendosjen e dozës përforcuese në vendin tonë, Tomov tha se ky problem po punohet në mënyrë aktive, raporton BGNES. Sipas tij, javët e fundit ka pasur një sërë letrash mbi këtë çështje.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..