Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mish bullgar ose të importuar do të vendosim në tavolinë në kohën e festave

Mbarështuesit bullgarë po kërkojnë mundësi për shitje direkt tek klientët fundorë

Foto: arkiv

Pothuajse të gjitha produktet e mishit në tavolinën e bullgarit janë një import nga vendet e tjera evropiane. Mishin e derrit kryesisht e importojmë nga Gjermania dhe Danimarka, të cilët janë dhe prodhuesit më të mëdhenj në Evropë. Sasi jo të pakta vijnë në tregun bullgar nga Spanja, Belgjika dhe Holanda. Kjo është kështu sepse konsumi i mishit tek ne e tejkalon prodhimin vendas. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimeve dhe Pyjeve, gjatë vitit 2020 në Bullgari është prodhuar 20 316 tonë mish i kuq - me 15,4% më pak në krahasim me vitin e mëparshëm. Mishi i derrit në fermat po pakësohet me 40,2% dhe zë 9,9%  nga mishi i përgjithshëm i prodhuar  në ekonomitë.

Si shkak për kolapsin në mbarështimin bullgar të derrit, prodhuesit vënë në dukje shfarosjen masive të kafshëve për shkak të sëmundjes "Murtaja afrikane", e cila ka privuar shumë prej tyreve për jetesën.Si shtesë, blegtorët janë të penguar nga çmimet e larta të energjisë elektrike dhe nga rritja e çmimeve të drithit dhe ushqimit për kafshët, të cilat përbëjnë mbi 70% të kostos së mishit të derrit në vendin tonë. “Siç e dimë, gruri është rritur në çmim dhe është zhdukur, kurse tregu është i mbushur me mish derri të importuar nga Bashkimi Evropian dhe çmimet ranë tepër. Ne padyshim që kemi humbje”, vuri në dukje përpara Radios Kombëtare Bullgare rritësi i derrave nga rrethi i qytetit Ruse - Vihren Dimitrov. Ai dhe kolegët e tij shpresojnë se si një kompensim për një pjesë nga humbjet, Ministria e Bujqësisë të mbajë premtimin e vet të paguajë ndihmat për një qëndrim humanitar ndaj kafshëve.


Por, përse konsumatori përfundimtar nuk e ndien seriozisht uljen në çmimet? “Dallimi midis mishit bullgar dhe mishit të huaj shkrihet tek tregtarët me shumicë dhe rishitësit”, sqaron prodhuesi dhe shton:

“Na thonë se mund të blejnë mishin e gjallë për dy leva në kilogramë, kurse mishi në kallëp është nga 3,60-3,70 për shembull. Kështu, ne nga çdo një kilogramë humbasim diferencën dhe nuk ka mekanizëm  i cili të na mbrojë. Kolegët po i pakësojnë në masë kafshët, po mbyllin fermat. Prandaj mbetet që ne vetë t’i ndihmojmë vetes dhe të shesim direkt mishin klientëve tanë”.

Duke iu drejtuar Shoqatës Kombëtare të Bashkive dhe krye bashkiakëve të qyteteve të vogla, Vihren Dimitrov sugjeroi që kryetarët e komunave të informojnë banorët se rritësit bullgarë të derrave janë në gjendje të ofrojnë mish derri bullgar në çdo pjesë të vendit me një çmim konkurrues me zinxhirët e shitjes me pakicë.

“Në vendet e vogla të populluara, ku njerëzit nuk mund të shkojnë deri në qytet që të blejnë mish nga dyqani me çmim të lartë, ne do të mund t’ua sigurojmë atë. Çmimi mbulon shpenzimet tona dhe nuk pësojmë humbje,” sqaron Dimitrov.

Fermerët e derrave janë të bindur se iniciativa e tyre nuk bie ndesh me rregulloret veterinare.

Disa kryetarë bashkie e hedhin poshtë idenë me sqarimin se nuk janë dyqan i cili të shesë mish, kurse të tjerë e përgëzojnë propozimin. Kurse prodhuesit shpresojnë që të ruajnë fermat e tyre:

“Ne në Bullgari arrijmë të sigurojmë mezi 20-30% nga mishi i derrit i cili është në treg. Asnjë nuk proteston se vijnë kamionët me mish të importuar nga Gjermania dhe Spanja për zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë. Kur filloi pandemia mbetëm vetëm me urimin t’i japim prioritet prodhimit vendas. Fitimi shkon  në xhepat e tregtarëve të huaj kurse ne falimentojmë. Atëherë çfarë do të ndodh, kur të mbetemi pa prodhimin tonë vendas?”- pyet mbarështuesi i derrave nga rrethi i Ruses Vihren Dimitrov.

Përpiloi: Darina Grigorova/në bazë të intervistës së Veselina Millanovës, BNR-“Horizont”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD