Urdhri i parë, nëse bëhem kryeministër, do të jetë që të gjithë në Këshillin e Ministrave të kenë certifikatë jeshile, tha në fjalimin e tij programor në Kuvendin Popullor i nominuari për kryeministër Kirill Petkov. Ai e filloi fjalimin e vet duke thënë: "Sot është një ditë e rëndësishme për të vazhduar ndryshimin - ndryshimin e mentalitetit dhe ndryshimin në qeverisje" dhe i përshkroi prioritetet.
Synimi në sektorin e energjetikës është shmangia e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë nga 1 janari, si dhe diversifikimi që të mos varemi nga askush. Në shëndetësi, detyra kryesore është luftimi i krizës Covid duke rritur vaksinimin vullnetar. Motoja e kabinetit të ardhshëm do të jetë “Zero tolerancë ndaj korrupsionit.” Nga tribuna e Parlamentit Kirill Petkov i bëri thirrje opozitës që të mbështesë ndryshimet kushtetuese që të mund të ketë vendi ynë një drejtësi të vërtetë dhe të ndershme.Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp. "3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si..
Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..
Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Viti aktual 2025 është një vit jubilar për Shoqatën Bullgare të Teknologjive të Informacionit, e cila feston solemnisht 30-vjetorin e saj sonte...
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të..
Parlamenti nuk u mblodh më 15 tetor. "Seanca tjetër është nesër, 16 tetor, në orën 9 të mëngjesit", njoftoi Kryetarja Natalija Kisellova. Në përpjekjen e..