Rosen Genkov është një muzikant i shquar në artin tonë tradicional bashkëkohor. Ai ka lindur në Sofje dhe akoma si fëmijë i njeh këngët e krahinës shope dhe mënyrën e interpretimit në fshatrat e afërta Kokaljane dhe Pançarevo (sot rajone të kryeqytetit). Muzika shope është fillimi, baza, frymëzimi për rritjen e tij krijuese. Përgatitja teorike dhe ajo praktike në Shkollën Kombëtare të Arteve Popullore “Shiroka Lëka” zbulojnë horizonte të reja në përvetësimin e trashëgimisë sonë folklorike, i tregojnë hollësitë e teknikës instrumentale të gëdullkës (është një instrument muzikor nga grupi i instrumenteve me hark me tela). Që atëherë datojnë dhe provat e tij të para të aranzhojë këngë popullore, melodi, valle. Rruga profesionale e Rosen Genkovit kalon përmes ansambleve “Filip Kutev”, “Pirin”, Ansambli i ushtrisë popullore, që ta shpjerë në Orkestrën për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare ku është koncert mjeshtër më shumë se 30 vjet.
“Kuptohet se mjedisi familjar është vendimtar - është i bindur Roseni. Babai im kishte gërshetuar tre faktorët e rëndësishëm në folklor: këndim, vallëzim dhe ekzekutim, i njihte dhe i ruante traditat. Nëna ime po kështu këndonte shumë mirë. Ajo ishte një mjeshtre e njohur e qëndisjeve, ajo qëndiste shumë bukur kostume popullore. Kjo luajti një rol mjaft të madh për dashurinë time ndaj folklorit dhe njohjen e sekreteve të tij. Instrumenti im i parë qe një daulle e improvizuar. Kam ekzekutuar dhe në piano, kam mësuar solfezh, po kështu kam provuar dhe fizarmonikë, por nuk më ishte në zemër. Me gëdullkën fillova të merrem relativisht vonë - në fund të shkollës tetëvjeçare. Vazhdova në Shiroka Llëka, ku kishim pedagogë shumë të mirë. Ekzekutonim vazhdimisht, por njëkohësisht me këtë mësonim njëri-tjetrin. Kishim leje nga drejtoria të ekzekutojmë dhe gjatë natës, dhe ne pikërisht këtë bënim. Babai im punonte në sistemin e operatorit turistik nga e kaluara “Ballkanturistit” dhe akoma si nxënës kam ekzekutuar nëpër lokale. Në ansamblet u njoha me muzikën pranë valleve të ndryshme. Ekzekutonim në një grup me Rangell Vrazhev - fyell, Petko Stefanov – gajde, Ivan Perduhov - tambura. Kishim një repertor të madh, të cilin e mbanim mend dhe na kërkonin shumë. Kam ekzekutuar dhe në formacione të tjera, madje nuk mund t'i numëroj, por me kolegët dhe deri tani jemi shokë”.
Rosen Genkov ka marrë pjesë dhe në një sërë koncertesh jashtë kufirit. Mjaft i fort është kujtimi i tij për takimet emocionuese me bullgarë, të cilët jetojnë në Hungari.
“Me kolegë nga orkestra e radios e drejtuar nga Rumen Sirakovi i cili i bie tamburasë, patëm bërë një shteg deri në komunitetin bullgar në Hungari - trashëgimtarët e kopshtarëve të dikurshëm. Ata kanë një qendër kulturore, e duan Bullgarinë, kanë grupe folklorike dhe i ruajnë traditat bullgare. Këto ishin përjetime të shkëlqyera. Gëzohem shumë se në kohën e sotme doli një brez i ri i kolegëve të talentuar me arsim të lartë, njohuri, teknikë muzikore. Për ta tani është më lehtë – mund të marrin informacion nga kudo. Nuk marr përsipër të jep këshilla, por jam i bindur se më e rëndësishmja për muzikantin popullor është fillimisht të përvetësojë dhe të ruajë stilin e rajonit të tij. Dhe mezi pas kësaj të synojë të njohë dhe fushat e tjera folklorike dhe të eksperimentojë. Me rëndësi është të mos thahet rrënja e traditës, sepse folklori është historia dhe e ardhmja jonë!”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..