Në një mbledhje të jashtëzakonshme ditën e hëne,  më 13 dhjetor, Kuvendi Popullor votoi përbërjen e qeverisë së re, propozuar nga  formacioni politik – fitues në zgjedhjet e 14 nëntorit – “Po e vazhdojmë  ndryshimin” (PP). Bullgaria do të qeveriset nga një koalicioni katër partish, i  cili përfshin edhe Partia Socialiste Bullgare (BSP), “Ka një popull të tillë”  (ITN) dhe “Bullgaria Demokratike” (DB). 

“Tolerancë zero ndaj  korrupsionit” do të jetë motoja e qeverisjes së re, theksoi  i kryeministri i ri Kirill Petkov. Si detyrë e parë ai tregoi kontrollin e  rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe krizën Covid. 
Shpejtësia me të cilën u kapërcyen mosmarrëveshjet e shfaqura javën e  kaluar midis PP dhe BSP, si dhe dorëzimi i mandatit të parë nga presidenti  ditën e shtune më 11 dhjetor, befasoi shumë. 

“Ky proces, iniciativa për të, si dhe ritmi, përcaktohen nga mbajtësi i  mandatit – shpjegoi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare  bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov. – Ka mjaftë probleme  në vend të cilët presin zgjidhjen e tyre. Kemi për të hyrë në një procedurë  buxhetore gjë që ndodh me vonesë. Si çështje urgjente duhet të shqyrtohen  çmimet e energjisë elektrike dhe të ujit të cilat mund të korrigjohen në fillim  të janarit. E gjithë kjo kërkon një parlament dhe qeveri punuese.” 
Sipas tij është plotësisht e mundur që kjo qeverisje të jetë kalimtare dhe  jashtëzakonisht e vështirë. 
“Ajo do të jetë një urë midis epokës së Bojko Borisovit dhe konstruksionit  të ri politik. Kjo qeveri do të sigurojë kohën për të formuar peizazhin e ri  politik.” 
Prapëseprapë, përveç lodhjes nga maratona zgjedhore gati gjysmë-vjeçare, a  nuk duket diçka tjetër prapa dëshirës së të gjithëve për të formuar një qeveri  të qëndrueshme? Sipas politologut Strahill Delijski qeveria e mëparshme e  rregullt u krijua në plotësimin e qëllimit për të pasur atë. 
“Tani pas një serie zgjedhjesh prapë arritëm këtë qëllim gjithëpërfshirës –  të kemi një qeveri në emër të kësaj - më në fund të startojë cikli i ri  politik. Megjithatëkjo do të jetë më e vështirë,pasi kësaj  qeverie iu dha një mandat për të ndryshuar pjesën e madhe të asaj që bënë të  mëparshmit.” 

Ish pushtetarët nga partia GERB drejtuan kritika se qeveria është e ndarë  në disa fraksione – policore, korporatave dhe partiake. Lidhur me këtë Delijski  ishte kategorik: 
“Fraksione korporatave kishte në të gjitha qeveritë bullgare, policore – po  kështu. Kjo qeveri u krijua me qëllimin për të mbajtur GERB larg pushtetit. Në  këtë kuptim nuk ka problem të bashkojë të gjitha llojet e vlerave, ideve,  politikave dhe çfarëdo ideje të tjera që dëshironi për botën.” 
Sipas tij, “sistemi politik u soll në një gjendje të tillë që mbijetesa e  tij varej nga mundësia, që përndryshe pikëpamje vështirë të pajtueshme politike  për të punuar së bashku”. Politologu përjashtoi turbulenca të veçanta në  qeverisje nëse qeveria nuk fokusohet menjëherë në reformat strategjike, por më  tepër menaxhon krizat e vazhdueshme. 
Politologu Antonij Todorov gjithashtu e ndan mendimin, se nuk duhet të  bëhen reforma të papritura dhe kardinale. 

“Si një shenje e mirë e konsideroi mënyrën në të cilën u zhvilluan  bisedimet midis partnerëve të koalicionit. Ata ishin të vërteta. Është e qartë,  se partitë janë krejt të ndryshme dhe është e qartë se mes tyre ka  papajtueshmëri, qoftë edhe në plan personal. Megjithatë ata treguan se mund t’i  kapërcejnë sepse kuptuan se kanë një qëllim të përbashkët më të rëndësishëm.” 
“Frika se njëra nga partitë mund të bëhet fajtore për shembjen e qeverisë  së shumëpritur të rregullt, të paktën në një afat të shkurtër do të mbajë  partitë nga koalicioni të mos hyjnë në një konfrontim të ashpër me njera tjetrën”  – është i bindur Strahill Delijski. Kjo rrit pritshmërinë që qeverisja e  koalicionit të ri do të jetë e qëndrueshme. 
Përpilues: Joan Kolev (sipas intervistave të Sillvija Velikova dhe javor  Stamatov, BNR – “Horizont”) 
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova 
 Foto: BGNES
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij nuk do t'i përfshijë pa kushte bullgarët në ligjin themelor të vendit. "Askush nuk ka të drejtë të presë që kjo qeveri do të bëjë pa kushte ndryshime në kushtetutë",..
Nuk është koha për zgjedhje, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum të partisë GERB. Ai u shpreh kundër zgjedhjeve gjatë futjes së euros në vend në vitin 2026. “Ne kemi nevojë për një shumicë të qëndrueshme parlamentare me një angazhim..
Zgjedhjet parlamentare në Republikën e Moldavisë të mbajtura më 28 shtator 2025 shënuan një fitore vendimtare për partinë në pushtet – Partia e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS). Rezultati u interpretua nga shumëkush si një konfirmim i kursit pro-evropian..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me reForcat qeverisëse nga GERB–SDS, BSP–Е majta e bashkuar dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) nënshkruan një aneks ndaj marrëveshjes së tyre të..
Federata Ruse nuk ka demonstruar në asnjë mënyrë gatishmërinë e saj për të arritur paqen. Deti i Zi është një zonë kufitare me luftën. Ai duhet të gëzojë..
