Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koncert në Radion Kombëtare Bullgare me rastin e Ditës së Krishtlindjeve në Euroradio

“Abati dhe histrioni” në interpretim të Ansamblit Gli Accordati

Foto: arkiv

Ansambli Gli Accordatiu shfaqet spontanisht në vitin 2014, si një realizim i një ëndrre të mbajtur prej kohësh, si një formacion i këndimit, si një shprehje e miqësisë. Këtë e tregon dhe emri ynë – “i akorduar”. Me njëri-tjetrin, ndaj njëri-tjetrit, me publikun, me muzikën”- kështu dirigjenti Dragomir Josifov e prezanton ansamblin vokal Gli Accordati, i cili do të japë një koncert Krishtlinjesh të quajtur “Abati dhe histrioni”. Data është 14 dhjetor, salla është Studioja e Parë e BNR-së.

Më 19 dhjetor incizimi nga koncerti do të transmetohet në 16 radio stacione publike në 11 vende në tre kontinente - Evropë, Amerikën e Veriut dhe Australi, si pjesë e programit të Bashkimit Evropian të Radios dhe Televizionit (EBU) për të shënuar Ditën e Krishtlindjeve në Euroradio.

Për herë të parë kjo ditë u shënua në vitin 1995. Që atëherë e deri më sot të dielën e fundit para Krishtlindjeve, radiostacionet anëtare e Bashkimit ofrojnë programe njëorëshe me muzikë klasike kushtuar kësaj feste të ndritshme.

Koncerti i Ansamblit “Abati dhe histrioni” do të prezantojë vendin tonë sivjet. Në të do të tingëllojnë vepra nga epoka të ndryshme të bashkuara nën moton – Sot lindi Krishti! Do t’ju kujtojmë se Histrioni i quajtën aktorët endacakë në Evropë në Mesjetën e Hershme, të cilët ndërthurnin fjalën, muzikën, akrobacinë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Emill Dimitrov

“Vendi im, Bullgaria ime”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto:  arkiv, arkiv personal, BGNES

botuar më 25-09-12 7.05.PD
Krum Jankov

"O Stoene, biri im Stoene" – një kujtim i këngëtarit popullor dhe fizarmonistit Krum Jankov

Sot festojmë 95-vjetorin e lindjes së këngëtarit popullor dhe fizarmonistit Krum Jankov. Ai lindi më 11 shtator 1930 në fshatin Dobrallëk të malit të Rodopeve dhe tregoi që në fëmijëri interes për fizarmonikën. Vendimtare për formimin e tij si muzikant..

botuar më 25-09-11 6.10.PD

DARA dhe Kamen & Rusto me një version modern për klube të hitit "Mos"

Duke incizuar këngë të reja, DARA kthehet edhe te hitet e saj të mëparshme. Tetë vite pas premierës, një nga këngët më të njohura të saj – "Mos" – rikthehet me një version modern për klubet. Në këtë aranzhim, tandemi i DJ-ve Kamen & Rusto..

botuar më 25-09-10 8.10.PD