Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët protestuan para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Bruksel

Foto: arkiv

Bullgarët e Komitetit Nismëtar për të Drejtat e Njeriut “Shemeto” protestuan përpara Ambasadës së Maqedonisë Veriore në Bruksel. Ata duan që Komisioni Evropian të monitorojë diskriminimin kundër bullgarëve në ish-republikën jugosllave.

Kryetari i komitetit, Zhivko Çakrakçiev, i tha BNR-së se autoritetet maqedonase kanë ndaluar akoma njerëz për të hipur në aeroplan që të marrin pjesë në protestë.

“Ka shumë raste të tjera të diskriminimit. Për shembull, frika të deklaroni se jeni bullgarë, ose t’i regjistrosh fëmijët tuaj bullgarë, sepse pas kësaj për ta nuk do të ketë vende në kopshtin, ose çerdhen e fëmijëve.

Kjo është protesta e tretë e komisionit. Të mëparshmet ishin para ambasadave të Maqedonisë së Veriut në Berlin dhe Paris.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Radev

Presidenti Rumen Radev: Ndërprerja e dhunës në Lindjen e Mesme kërkon përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare

Detyra më e rëndësishme për momentin është të sigurohet kthimi i sigurt nga Libani i të gjithë qytetarëve bullgarë që duan të evakuohen. Këtë e tha para gazetarëve në Burgas presidenti Rumen Radev. Kreu i shtetit tregoi se përshkallëzimi i..

botuar më 24-10-01 3.14.MD

Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve për votim jashtë vendit përfundon në mesnatë

Më 1 tetor në mesnatën me orën bullgare përfundon afati për bullgarët që jetojnë jashtë vendit për të aplikuar për hapjen e qendrave të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Sipas ligjit, në përfaqësitë diplomatike dhe..

botuar më 24-10-01 10.16.PD

Bullgarët u evakuuan nga Libani me aeroplan qeveritar, pritet një fluturim i ri

Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me aeroplanin qeveritar Airbus mbrëmjen e së hënës. Në grupin e parë, që numëron 89 persona, janë kryesisht familje, nëna me fëmijë dhe të moshuar. Ata u pritën nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...

botuar më 24-10-01 9.43.PD