Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Temë nga rrjeti evropian “Euronet Plus”

Universitetet e ardhshme do të krijojnë njohuri së bashku

Parametrat e zgjeruar të programit Erasmus+ ofrojnë një mundësi për të krijuar një brez të ri të infrastrukturës arsimore

Foto: creativeeurope.bg

Si duket një universitet pa kufi - qendër, në të cilën pavarësisht se në cilën pjesë të Evropës gjendesh, fiton një akses në arsimin e lartë. Këtë detyrë e ka marrë një aleancë prej pesë shkollave të larta reformatore evropiane - Universiteti i Parisit Saint-Denis VIII (Francë), Universiteti Konstanz (Gjermani), Universiteti Roskilde (Danimarkë), Universiteti i Egjeut (Greqi) dhe Universiteti i Ri Bullgar (Bullgari).

Ata kanë bashkuar përpjekje për të krijuar formate të ndryshme arsimore, të cilat tërheqin një numër të pakufizuar studentësh - kurse verore, shkolla intensive, module kursesh, seminare udhëtimi, programe master dhe doktorata. Mundësi të ndryshme ofrohen edhe për stafin mësimdhënës, duke përfshirë kurse gjuhe dhe seminare trajnuese për rritjen e kualifikimit. Sipas zëvendës rektorit mbi veprimtarinë ndërkombëtare të Universitetit të Ri Bullgar – krye-asistenti kryesor doktor Dimitër Trendafillov, ideja e kësaj aleance është largimi nga tipi klasik i kampuseve dhe të tërhiqen për partnerë përfaqësues të biznesit dhe të sektorit joqeveritar në shtetin përkatës evropian.

Dimitër Trendafillov

“Me partnerët në Aleancë do të kemi mundësi shumë më të mëdha të aplikojmë dhe të zhvillojmë projekte, të cilat t’i tërheqin universitetet përpara. Universitetet janë hallka të vlefshme studimore, të cilat jo vetëm duhet të transmetojnë, por dhe të krijojnë dije. Në kuadrin e Aleancës kemi këtë mundësi që së bashku të krijojmë dije dhe aty ku nuk mundemi të kemi dyer të hapura për ndarjen e praktikave të mira.”

Aleanca për të cilën flet asistenti kryesor doktor Dimitër Trendafillov, është e themeluar në sajë të parametrave të zgjeruara të programit arsimor evropian “Erasmus+”, i cili filloi gjatë vitit 2014 si një zgjatje të programeve “Mësim gjatë gjithë jetës” dhe “Sokrat”. Qëllimi i saj tani është të kontribuojë për ndërtimin e një infrastrukture arsimore të brezit të ri, e cila të zhvillojë arsimin e lartë në Bashkimin Evropian për dekada të tëra përpara.

“Në këtë rast Erasmus+ do të jetë sistemi i qarkullimit të këtyre aleancave dhe pse jo lidhja me aleanca dhe universitete të tjera, një pjesë nga ky rrjet universitar - sqaron Dimitër Trendafillov. Kjo do të japë mundësi dhe për lëvizshmërinë e studentëve në aleanca të tjera. Duam që t’i inkurajojmë studentët të udhëtojnë më tepër, të afrohen deri tek kultura dhe gjuhë të tjera, deri tek një mënyre tjetër të zhvillimit të trajnimeve dhe kjo nuk duhet të jetë vetëm një shtesë në edukimin e tyre, por një pjesë thelbësore e edukimit në përgjithësi.”

Autore: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD