Rritja vjetore prej 5% është një qëllim absolutisht i arritshëm për ekonominë bullgare. Fqinji ynë Rumania, Republika Çeke dhe Hungaria kanë arritur shifra më serioze, tha për BNR Ministri i Inovacionit dhe Rritjes Daniel Lorer me rastin e fjalimit të parë të Kryeministrit Kirill Petkov në Parlament, në të cilin ai premtoi rritje mbi 5%.
Për të përshpejtuar rritjen, Ministri tha se qeveria e re do t'u sigurojë kompanive akses në fondet e inovacionit të BE-së. Sipërmarrësit bullgarë presin masa për zgjidhjen e problemeve të lidhura me resurset njerëzore. Prandaj, do të investohet në arsimin profesional dhe do të punohet për kthimin e bullgarëve të kualifikuar nga jashtë. Do të tërhiqen gjithashtu punonjës të huaj në ekonominë bullgare, shpjegoi Lorer.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..