Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Numri i të infektuarve dhe i të shtruarve në spitale me Covid po bie

Foto: BGNES

1443 janë të infektuarit rishtazi në vend në 24 orët e fundit krahasuar me 1725 një ditë më parë. 4 për qind e 35 829 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Pacientët aktivë të regjistruar janë 95 090, ndërsa në spitale u pranuan 376 të infektuar për 24 orët e fundit. 83 për qind e tyre nuk janë të vaksinuar. Numri i pacientëve të shtruar uli në 4791. Nga të infektuarit 551 janë në terapi intensive. Numri i vdekjeve nga Covid i konfirmuar është 86. Prej tyre, 75 nuk ishin të imunizuar ose 87 për qind. Të shëruarit janë pothuajse të barabartë në numër me të sapoinfektuarit 1433.

Të enjten u dhanë 18 701 vaksina. 1 862 639 persona janë me imunizim të përfunduar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksportet bullgare të energjisë elektrike garantojnë balancën e energjisë elektrike në Ballkan

Bullgaria mbetet një eksportuese neto e energjisë elektrike dhe një nga shtyllat e sistemit energjetik në Evropën Juglindore. Eksportet e energjisë elektrike tejkalojnë importet me 3.1% në vitin 2024. Sipas këtij treguesi, vendi renditet i 11-ti në..

botuar më 25-10-23 10.14.PD

Një kapiten legjendar bullgar nis një udhëtim të vetëm rreth botës

Kapiteni i anijes me vela në distanca të gjata Svetllozar Tenev u nis nga Varna për një udhëtim rreth botës. Fillimi i lundrimit është në Las Palmas (Ishujt Kanarie, Spanjë), ku do të niset i shoqëruar nga një koleg. Pastaj do të lundrojë vetëm deri..

botuar më 25-10-23 9.51.PD

Universiteti i Sofjes merr përsipër presidencën e aleancës “Transform4Europe” për një vit

Në një ceremoni në Universitetin "Vytautas Magnus" në qytetin lituanez të Kaunasit, rektori i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Prof. Georgi Vëllçev, pranoi sipas parimit të rotacionit presidencën e aleancës ndërkombëtare universitare..

botuar më 25-10-23 9.01.PD