Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A e dinë të huajt se gruaja e parë që ka marrë pjesë në një fluturim luftarak ka qenë bullgare?

Anketa e Radio Bullgarisë ndër auditorin tonë shumëgjuhësh tregoi se vepra e guximshme e bullgares Rajna Kasabova është e njohur edhe përtej kufirit.

Pyetjes "Cila është gruaja e parë në botë që mori pjesë në një fluturim luftarak?" i janë përgjigjur saktë lexuesit tanë në anglisht, gjermanisht, rusisht, serbisht dhe frëngjisht, sipas rezultateve të përmbledhura të dhjetë versioneve gjuhësore të sondazhit. Gjysma tjetër e audiencës së Radio Bullgarisë ka përmendur gabimisht emrat e aktores bullgare Mara Mijateva /1883-1926 / dhe Tota Venkova, e cila është doktoresha e parë bullgare e diplomuar /1855 - 1921 /.

Cila është Rajna Kasabova dhe çfarë dimë për të?

Rajna lindi më 1 korrik 1897 në qytetin malor Karllovo /Bullgari Qendrore Jugore/. Në moshën 15-vjeçare ajo mbaroi kursin për vullnetare dhe pa humbur kohë u bë vullnetare në spitalin e parë fushor mobil pranë qytetit të Edrenesë gjatë Luftës Ballkanike /1912-1913 /.

Më 30 tetor Rajna ishte pilote vëzhguese në bordin e avionit pa motor “Voazen”, i cili fluturoi nga aeroporti “Mustafa Pasha” (në qytetin e sotëm Svilengrad) dhe u drejtua mbi pozicionet e armikut në qytetin e Edrenesë. Fluturimi zgjati 43 minuta. Nga avioni, vajza 15-vjeçare bëri thirrje për t'i dhënë fund gjakderdhjes së pakuptimtë. Kjo e bën atë gruan e parë në botë që ka marrë pjesë në një fluturim luftarak. Rajna Kasabova vdiq në moshën 73 vjeçe në Sofje. Në vitin 2009, një akullnajë në Antarktidë u emërua pas saj.

Radio Bullgaria falënderon secilin pjesëmarrës në anketën tonë. Të nderuar miq, ju ftojmë t’i përgjigjeni edhe pyetjes sonë të re, që do të publikohet së shpejti në faqen tonë.

Shihni gjithashtu: Një prej fluturimeve të para në botë është realizuar nga disa bullgarë

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dhe pas 55 vitesh, arkitektura e godinës së Radios Kombëtare Bullgare ende tërheq vëmendjen nga afër dhe larg

Në vitin 2025, ndërtesa e re emblematike e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) në rrugën “Dragan Cankov” Nr. 4 ka një përvjetor - 55 vjet që nga vendosja e themelit të saj të parë. Më 17 gusht 1970, filloi ndërtimi i ndërtesës unike të këtij lloji, vepër e..

botuar më 25-06-01 9.15.PD

Bullgaria sot – 30 maj 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme "Kënga e ditës" do të dëgjoni këngën "Dragana dhe bilbili", të kompozitorit, dirigjentit dhe folkloristit të shquar Filip Kutev.  Ju urojmë minuta..

botuar më 25-05-30 3.00.MD

Bullgaria sot – 29 maj 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Sot rubrika Kënga e ditës i është kushtuar grupit Bon-Bon i cili feston tre dekada. Ju urojmë minuta të këndshme! • 01:46 - Lajme  • 13:18 - Kënga e ditës

botuar më 25-05-29 3.00.MD