Me “Magjinë e këngës”, siç e titulloi librin e tij të repertorit, Todor Kozhuharov shënon 50 vjetorin e tij.Zëri i mrekullueshëm prej kadifeje, ornamentika e zotëruar në mënyrë të shkëlqyer, frymëzimi dhe stili i përpiktë i interpretimit e renditin atë mes emblemave të interpretuesve të këngëve të Trakisë. Mjedisi idilik i fshatit të tij të lindjes Mustrak, rrethi i qytetit Svilengrad, në të cilin rritet mes këngëve, valleve, traditave, është shtysa për përkushtimin e tij profesional ndaj muzikës. Akoma si nxënës, Todor Kozhuharovi për vit merr pjesë në festivalin tradicional “Trakia e bukur këndon dhe vallëzon” dhe vazhdimisht është dalluar me medalje të artë. Proverbiale janë paraqitjet e tij solo në dasmat e panumërta të gjata trake, në koncerte nëpër të gjithë vendin nën shoqërimin e orkestrave të njohura “Trakia”, “Orfej”, “Jamboll, “Avligite”, “Dimitrovgrad”, “Konushenskata grupa” e të tjera, që të arrijë deri tek ideja për orkestër të vet.
E themelon gjatë vitit 1989 me emrin “Ritme jugore”, bashkë me bashkëshorten e tij - këngëtaren Donka Kozhuharova.
Të shumta janë çmimet e Todor Kozhuharovit në konkurset kombëtare dhe ndërkombëtare: dy çmime të para në konkurrimin e këndimit në Stambollovo (1985-1986), konkursin për këngëtarë në Varna 1996, medalje të artë në Olimpiadën Muzikore Botërore në Los Anxhelis në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 1998 e të tjera. Për fondin e Radios Kombëtare Bullgare Todor Kozhuharov ka incizuar mbi 200 këngë tradicionale trake. Ka 5 albume të botuara, duke përfshirë kryevepra antike, këngë origjinale në frymën e traditës, por edhe hite maqedonase, aq të nevojshme për repertorin e tij të dasmave. Shumë bullgarë filluan ti këndojnë këngët e tij, në sajë të konkurseve të përvitshme “Me këngët e Todor Kozhuharovit”, të zhvilluar në qytetin Haskovo. Ka marrë pjesë me koncerte në Evropë, Azi dhe Amerikë.
Kohët e fundit Todor Kozhuharov shënoi ditëlindjen e 65 dhe një gjysmë shekull në skenë.
“Unë këndoj akoma që në kopsht - tregon këngëtari i njohur. Më kujtohet kur më hipën në një karrige dhe fillova të këndoj këngën “Moj vash, Zllato”. Morra pjesë dhe në grupet e vallëzimit në fshatin tim të lindjes Mustrak, rrethi i qytetit Svilengrad. Aty veprimtaria amatore ishte e zhvilluar shumë mirë. Kishim dy grupe të vallëzimit, kam marrë pjesë në të dyja. Ruaj një kujtim të mirë dhe nga koncerti në Radnevo me “Grupin e Konushevos”, sapo kisha bërë incizimet e mia të para për BNR-Plovdiv, pas kësaj dhe për BNR-Sofja. Morra pjesë edhe në programet e Drejtorisë së Koncerteve.
Në prag të festave të Krishtlindjeve këngëtari tregoi dhe kujtime nga pjesëmarrja e tij në grupet e kolendarëve:
“Në fshatin Mustak kishim grupe shumë të mira të kolendarëve. Isha rreth 11 vjeç , kur një komshiu im më ftoi të marrë pjesë si “mace”. Në ritet e kolendarëve në krahinën tonë “macja” ka një rol të veçantë. Detyra ime ishte, të mjaullit pas çdo një kënge për të kujtuar se çfarë të na dhurojnë pronarët e shtëpisë : Mjau, llukanik! Mjau, kulaç!” Pas kësaj kërkuan t’u këndojë ndonjë këngë të bukur trake”.
“Në prag të festave lidhur me Krishtlindjen dhe Vitin e Ri - tha akoma këngëtari i njohur popullor - u uroj dëgjuesve para së gjithësh shëndet dhe mirësi. Gjatë takimeve të mia me publikun, shikoj sesi kënga bullgare i magjeps dëgjuesit. Ajo është një univers dhe do të na magjeps përgjithmonë”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: kozhuharov.netDita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..
Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..
Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..