Sallata bullgare “Shopska” ka fituar një vend ndër 24 sallatat më të mira në botë sipas një renditjeje të re të publikuar nga CNN, raportoi BGNES. Pjata e freskët, е ngjyrshme dhe e dashur në të gjithë Evropën Juglindore, zuri vendin e saj të merituar përkrah pjatave klasike të vlerësuara me çmime, si sallata greke “Horiatiki”, sallata franceze “Niçoise” dhe sallata meksikane “Cezar”.
Media e përshkroi sallatën “Shopska” si "produktin më të famshëm kulinar të Bullgarisë", të njohur për "kombinimin e thjeshtë por të shkëlqyer të domateve të pjekura të grira, kastravecave krokante, specave të pjekur, qepëve, majdanozit dhe një sasi të bollshme djathi të thërrmuar - të gjitha të spërkatura lehtë me vaj ulliri".
Artikulli thotë se e kuqja, jeshilja dhe e bardha në sallatë pasqyrojnë ngjyrat e flamurit bullgar, duke e bërë atë jo vetëm një pjatë freskuese, por edhe një simbol të krenarisë kombëtare.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Historia e fshatit Gostilja është njëkohësisht një udhëtim nëpër kohë dhe një takim me një komunitet të vogël katolik që arriti, pavarësisht ndryshimeve të historisë, të ruajë identitetin dhe besimin e tij. Fshati ndodhet në Bullgarinë..
“Folklori është një nevojë për njeriun dhe kjo nevojë ndoshta nuk do të zhduket kaq lehtë”, është e bindur doc. dr. Natalija Rashkova – etnologe dhe folkloriste, pedagoge universitare dhe studiuese me kontribut të dalluar në kërkimin e folklorit..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për qëndismat bullgare më 19 tetor 2025. "Jemi të kënaqur t'ju ftojmë në një seminar qëndisjeje të organizuar..