Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është në vend të dytë në botë për nga vdekshmëria nga Covid-19

Foto: BGNES

Vendi ynë renditet i dyti për nga vdekshmëria nga koronavirusi në botë në përputhje me numrin e popullsisë, sipas statistikave të Worldometer, të cituar nga BGNES. Në Bullgari, ku popullsia është 6 871 522 banorë, vdekshmëria krahasuar me 1 milion njerëz është 4 410, ndërsa në Peru, e cila renditet e para, raporti është 33 646 454 ndaj 6 014.

Që nga fillimi i epidemisë në vendin tonë kanë vdekur 30 359 të infektuar me Covid-19 - më shumë se numri i bullgarëve të vrarë në Luftën e Dytë Botërore dhe gjatë represioneve pas 9 shtatorit 1944. Më shumë të vdekur në kuadrin e një ditë janë regjistruar më 8 nëntor të vitit 2021 - 334. Në të njëjtën kohë, vendi ynë renditet i fundit për nga vaksinimi në Evropë me rreth 27% të vaksinuar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qytetarët bullgarë tani kanë një të drejtë të rregulluar për falimentim personal

Parlamenti miratoi Ligjin e Falimentimit Personal, i cili është një kërkesë e BE-së për pagesën e dytë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë që do të zbatohet. Tekstet parashikojnë që një debitor që nuk arrin të përmbushë detyrimin e tij,..

botuar më 25-06-20 10.27.PD

Eurogrupi rekomandoi që Bullgaria të miratojë euron nga 1 janari 2026

Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë Këshillit të BE-së që kjo të ndodhë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Ministrat e financave të eurozonës..

botuar më 25-06-20 8.41.PD

Shumë muzikë dhe surpriza në Plovdiv me "Francofolies"

Artistë të preferuar bullgarë dhe francezë do të mblidhen në një skenë në Plovdiv për të prezantuar një përzierje hitesh bashkëkohore, klasike të arta dhe melodi të paharrueshme. Nga sot, 20 qershor, deri më 22 qershor, “Baza e Varkave” në qytetin e..

botuar më 25-06-20 5.00.PD