Tingulli magjik i gajdes, ritmi pushtues i këngëve të kolendarëve, forca e urimeve të Krishtlindjeve – e gjitha kjo është pjesë e riteve për mbrojtjen e komunitetit, për sigurimin e shëndetit dhe mirëqenies. Edhe rrethi që bëjnë duke shëtitur nëpër vendbanimin grupet e burrave natën e Lindjes së Krishtit. Ja përse kolendarët priteshin si miq të shtrenjtë, ndërsa njerëzit besuan, se fatmira nuk do të hyjë në shtëpi në të cilën nuk tingëlluan këngët dhe bekimet e tyre.
Në një farë kuptimi zakoni është ende i gjallë në vendin tonë, sidomos aty ku kujtimi për të është i ruajtur prej kohësh dhe pothuajse të gjithë në vendbanim e njohin njeri-tjetrin. Ndryshe është në qytetin e madh, doemos edhe jashtë kufijve të Bullgarisë, ku bashkatdhetarët tanë në një mënyrë të vet respektojnë traditat. Për të gjithë miq të Radio Bullgarisë zgjodhëm disa këngë autentike të kolendarëve për të pritur “miq të mirë kolendarë”.
Për hambarët plot me grurë Ditën e Shën Pjetrit (29 qershor), për shporta plot me vile rrushi Ditën e Lartësimit të Kryqit të Nderuar (14 shtator), për fuçi plot verë dhe vatha plot qengj bekojnë kolendarët nga fshati Shtrëkllevo, rajoni i qytetit Ruse. Kjo këngë interpretohet për mirëqenien e të gjithëve në shtëpi. Teksti tregon se si lavdërohen ara e rrafshët, hardhia e bardhë dhe delja rudë, se do t’i shpërblejnë bujqit me grurë, verë shkëlqyese, rrush të ëmbël, vatha të plota.
Kolendarët kanë urime për secilin nga shtëpia. Kënga “Bie zilja me zë të kthjellët” është për nusen e re:
“Bie një zile e kthjellët, Kolade, Kolade le.
Nuk ishte një zile, ishte një nuse e re...
Ty të këndojmë Kolade, Kolade le, nuse e re.
Ty të këndojmë, Zotin lavdërojmë!”
“Shën Pjetri mbjell hardhi, Shën Pjetri dhe Shën Dhimitri...”. Në mes të vreshtit – qershi, nga qershia shenjtorët tkurren një kovë, të cilën e mbushin me verë. Sipër verës - shkumë e artë. Një skifter nga qielli rrëmben shkumën e artë për ta çuar te mjeshtrit - për të bërë tre gota. Gota e parë për Nënën e Zotit, gota e dytë për Shën Vasilin, gota e tretë për Shën Joanin… Kjo këngë nga krahina e qytetit Sliven mburr disa prej shenjtorëve mbrojtës, si dhe Hyjlindësja e cila shpesh lavdërohet në këngët e kolendarëve.
Kolendarët priten bujarisht me verë, kulaçe, fruta të thata... Nikoqirët u dhurojnë ëmbëlsira, mish, salsiçe…
Të gjitha urimet e mira të Krishtlindjeve qofshin tek ju dhe të dashurit tuaj, në shtëpitë dhe zemrat tuaja, të dashur miq të Radio Bullgarisë!
Gëzuar Festat dhe Gëzuar Krishtlindjet!
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fshati piktoresk i Gabrovos, Iglika, i shndërron rrugët dhe oborret e tij në një shesh të madh ekspozitash në ajër të hapur. Nga 1 deri më 3 gusht, "Iglika Kilim Fest" paraqet një koleksion mbresëlënës prej gati 900 qilimash autentikë të..
Çdo njeri në vendin tonë ka dëgjuar që në fëmijëri histori të frikshme për vampirë të rrezikshëm. Sot i njohim më së shumti përmes mënyrës se si i paraqesin autorët e romaneve dhe sidomos titujt e famshëm në kinematografi. Megjithatë, nuk duhet të..
Vëlingradi fton përsëri këtë vit të gjithë adhuruesit e folklorit bullgar të vallzojnë në valle pranë burimeve të famshme minerale të qytetit. Më 12 dhe 13 korrik, sheshi qendror i Vëlingradit do të mbushet me tingujt e daulles dhe gajdes gjatë ngjarjes..
Fshati piktoresk i Gabrovos, Iglika, i shndërron rrugët dhe oborret e tij në një shesh të madh ekspozitash në ajër të hapur. Nga 1 deri më 3..