Dobrin Dobrev, të cilin e kemi prezantuar jo njëherë me paraqitjet e tij si një këngëtar popullor, jeton në Qipro më shumë se 10 vjet-kohë gjatë së cilës punon në mënyrë të palodhur për lidhjet kulturore midis të dyja vendeve. Në sajë të Qendrës Kulturore dhe Informative Bullgare të krijuar prej tij, në ishull kanë bërë vizita disa nga këngëtarët tanë më të mëdhenj të folklorit – Janka Rupkina, Ollga Borisova, “Svetogllas” e të tjera, janë prezantuar filma, libra bullgarë....
“Qendra Kulturore dhe Informative Bullgare në Limasoll ekziston që nga vjeshta e vitit 2018-tregon Dobrin. Gjithmonë kam ëndërruar të krijoj një qendër të tillë, e cila të bashkojë bullgarët në ishull. Bashkëpunojmë me Bashkimin e Bullgarëve në Limasoll “Rilindja”, pranë të cilit ka dhe shkollë bullgare “Shën Kliment Ohridski”, me shkollën bullgare “Vasill Levski” në Nikozi e të tjera. Na ndihmon shumë dhe ekipi i vatrës së kulturës “Biseda sllave” në Sofje. Ata i dhuruan bibliotekës libra shumë të mirë bullgarë, të cilët për lumturinë time më të madhe, nuk qëndrojnë vetëm nëpër rafte, por njerëzit i lexojnë. Për fëmijët tanë nga shkolla bullgare në Limasoll janë siguruar kushte të shkëlqyera, që të mund të mësojnë gjuhën bullgare dhe historinë e Bullgarisë. Shkolla bullgare është në ditët e shtunë dhe e diel, e vizitojnë rreth 80 fëmijë, ka dhe një grup parashkollor.”
Pavarësisht nga situata e lidhur me Covid-19, gjatë vitit 2021 që po përfundon ishin të organizuar disa ngjarje me pjesëmarrjen e miqve nga vendi ynë. Për Radio Bullgarinë Dobrin Dobrev tregon për më të rëndësishmet prej tyre:
“Prezantimi i përmbledhjes me poezi të Georgi Konstantinovit ishte një takim shumë interesant dhe i paharrueshëm. Në fakt, u prezantuan dy përmbledhje vjershash, botuar në gjuhën bullgare dhe greke - “Pemë dhe shpend” të zotit Konstantinov dhe “Universe pasqyrë” të Vasillka Petkovës-Haxhipapa, e cila më shumë se 40 vjet jeton në Nikozi. Lidhja e Shkrimtarëve Qipriotë i dha Georgi Konstantinovit titullin anëtar nderi. Të dy poetët i prezantuan krijimet e tyre përpara adhuruesve të vet në Nikozi dhe Limasoll. Ishte jashtëzakonisht emociononte. Gjatë verës së vitit 2021 për vizitë na erdhi Ivan Garellovi. Gazetari i njohur bullgar prezantoi filmin e tij “Plagët e Qipros”, të cilin e ka filmuar gjatë vitit 1974, gjatë kohës së okupacionit turk në Qipro. Atëherë Ivan Garellovi dhe Melina Merkuri kanë qenë të huajt e parë, të cilët kanë mbërritur menjëherë pas pushtimit. Ivan Garellov tregoi gjëra shumë interesante, pamë filmin, në të cilin janë dhe intervistat e tij me presidentin Makarios. Kishte një interes shumë të madh ndaj vizitës së tij këtu.”
Nga Dobrin Dobrevi mësuam dhe për gjurmën bullgare në jetën shoqërore në ishull.
“Mes më të njohurit kuptohet është Vasillka Haxhipapa, e konsideruar si një nga poeteshat e mëdha të Qipros. Po kështu Dimitër Çeçev - kryetar i Bashkimit të Bullgarëve “Rilindja”, një trajner shumëvjeçar dhe shumë i suksesshëm i volejbollit. Aktori i madh bullgar Sllavço Peev vite të gjata ishte regjisor në Satiriko teatro - në Nikozi, vet drejtori i teatrit është nxënës i Akademisë Kombëtare të Arteve të Teatrit dhe të Filmit. Këtu ka njerëz, të cilët kanë përfunduar Akademinë Sportive në Bullgari, një nga aktorët më të mirë të Qipros ka përfunduar Akademinë Kombëtare të Arteve të Teatrit dhe të Filmit kurse bashkëshortja e tij Monika Meleki/ Μόνικα Μελέκη/, një aktore e njohur e Qipros është bullgare. Këtu ka grupe të formuara të qipriotëve të cilët i kanë përfunduar studimet e tyre të larta në Bullgari. Ata i vizitojnë ngjarjet bullgare, nuk e harrojnë Bullgarinë dhe e duan shumë atë.”
Gjatë vitit 2021, Dobrini ka mundur të bëjë incizime të dueteve me këngëtaren e njohur nga krahina e Dobruxhës Galina Durmushlijska. Dobrini thotë po kështu se në Qipro pëlqejnë shumë “Eva kuartet” dhe “Svetogllas”. Incizime të të dyja formacioneve tingëllojnë në eterin e Radios Kombëtare, më në veçanti në programet festive rreth Krishtlindjes dhe Pashkës.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: facebook.com/dobrindimitrov.dobrev.94
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..