1033 janë rastet e reja të koronavirusit në vend në 24 orët e fundit. Ky është numri më i ulët i të infektuarve që nga fillimi i javës dhe pothuajse dy herë më pak nga 1966 të infektuarit një ditë më parë. 76.38 për qind nga të porsa infektuarve nuk kanë vaksina. 4.2 për qind nga 24 343 testet e kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Të sëmurët e regjistruar aktiv janë 97 317. Në spital u pranuan 146 të infektuar. 89 për qind prej tyre nuk kanë imunizim. Në spitale trajtohen 4047 veta, prej tyre 467 në terapi intensive.
Për 24 orët e fundit vdiqën 40 veta me Covid të konfirmuar, 34 prej tyre nuk ishin të vaksinuar. Të shëruarit janë 295.
Të premten u dhanë 1186 doza vaksinash. Me imunizim të përfunduar janë 1 897 154 veta. Me dozën e tretë përforcuese janë 251 047 veta.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..