"Mëshira është cilësia më e çmuar njerëzore e natyrshme tek të zgjedhurit," thotë Nick Nelson, një hero letrar dhe zotëri i vërtetë prej mishi dhe gjaku. Në tregimin e saj “Mëshirë” Zdravka Vlladova-Momçeva gërsheton histori të vërteta, që të na transmetojë mesazhin e vet për njerizimin.
Në vitin 2021, në të cilën njerëzit matën me njëri-tjetrin "të vërtetat" e tyre të pandemisë, konkursi letrar "Pena fine" në Çikago zgjodhi njerizimin si temë e tij. Në këtë konkurrim krijues - me rikrijimin e dy fateve në dukje të ndryshme – të viktimës së dhunës në familje dhe të burrit që dhuron veshkën e tij - pedagogia në shkollën bullgare “Ivan Stançov” në Londër fitoi çmimin e tretë.
“E gërshetova temën në këtë mënyrë, sepse në botën tonë të ujqërve ka ende njerëz që janë të aftë për mëshira njerëzore - tregon Zdravka Vlladova-Momçeva. Të jesh i mirë me të afërmin nuk është vetëm një mesazh i krishterë - ai mund të jetë i koduar gjenetikisht, mjafton që t’i drejtohemi vetes dhe të mund të ndiejmë momentin e vërtetë, që ta shfaqim. Disa njerëz dhurojnë shumë, por bujaria e tyre nganjëherë është e diktuar nga kotësia. Derisa mëshira është një çudi e qetë, modeste, e cila e vazhdon vargun e mirësisë. Në fakt, transmetoje më tej është ideja e mëshirës. “
Pas historisë së sulmit në Qerbela në vitin 2003, në të cilin u vranë pesë ushtarakë bullgarë, Zdravka Vlladova-Momçeva vendos më shumë pikënisje mendore. Dhe ne vetëm duhet të kapërcejmë distancat mes tyre për të kuptuar se për shkak të betejave me veten apo me të tjerët, ne jemi gjithmonë në fushën e betejës.
“Heroi nuk duhet të jetë detyrimisht një super hero - flet shkrimtarja për romanin e saj “Sollxhër”/Ushtarë/. Ai mund të jetë fare i zakonshëm, nganjëherë i padukshëm dhe në të njëjtën kohë të bëjë gjëra të jashtëzakonshme, përfshi të fitojë mbi vetveten. E krijova heroin kryesor pikërisht me një luftë të tillë të brendshme, tipike për çdo një qenie të gjallë.”
Zdravka Vlladova-Momçeva jeton mbi 20 vjet në Britaninë e Madhe. “Kam dy profesione, të cilat i mbroj - shkrimin dhe profesionin tim të një mësueseje”-thotë ajo. Për të parën dëshmojnë krijimet e shumta, të vlerësuar me çmime për popullarizimin e gjuhës dhe kulturës amtare përtej kufirit. Kurse nevoja e dytë e saj është të “zgjojë, të predisponojë dhe lajkatojë” natyrën bullgar të nxënësve në shkollën tonë në Londër. Dhe për të frymëzuar vetëvlerësimin në mënyrë që të tjerët t'i respektojnë ata.
“Për veten time jashtë kufirit mësova se di çfarë mundem, kush jam, ku qëndroj - vazhdon Zdravka Vlladova –Momçeva. E kuptova po kështu se asnjëherë nuk do të bëhem angleze ose do të fitoj një mentalitet tjetër përveç mirësjelljes. Por, duke jetuar në Britaninë e Madhe si një bullgare nga qyteti Veliko Tërnovo - ai që më njeh e di sesa e lidhur jam pas qytetit tim të lindjes, vetëvlerësimi im është rritur, sepse këtu mund ta realizoj veten 100 për qind.”
Për Vitin e Ri Zdravka Vlladova-Momçeva u uron vetes frymëzim, që të mund të përfundojë romanin e saj të ri. Kurse bashkatdhetarëve të saj, kudo që të gjenden ata nëpër botë - shëndet dhe qetësi në situatën jo të lehtë pandemike, që të gjejnë forca dhe të vazhdojnë përpara.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: radiovelikotarnovo, schoolbgembassy.org.uk
Emri i Prof. Vlladimir Kefallov është në listën e shkencëtarëve që fituan çmimin prestigjioz Bresler për meritat në studimin e organit të të parit të njeriut në vitin 2019. Zbulimet më të rëndësishme të fizikanit bullgar, i cili jeton dhe punon në..
Knezha, Sofja, Afrika e Jugut, Botsvana dhe ... Asenovgrad ndërthuren në jetën e bashkatdhetares sonë Darena Gesheva dhe sigurisht i japin asaj kujtime të panumërta për t'u treguar miqve dhe vizitorëve në kafenenë e saj në qytetin afër Plovdivit. Vendi..
Ajo është e bukur, e hollë, e re dhe e arsimuar. I ka të gjitha cilësitë për të pasur një karrierë të suksesshme në botën e pasarelave apo në atë të reklamave! Por ajo zgjedh të rrisë ...buaj në fshat. Cvetelina Nedkova u diplomua me nota të shkëlqyera..
Vetëm disa kilometra në perëndim të kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe rreth 40 kilometra nga qendra rajonale e Korçës ndodhet qyteti shqiptar i..