Vendimtare për rrugëdaljen e mirë nga infektimi me koronavirus është doza përforcuese. Asnjë person me një dozë të tretë nuk u sëmur rëndë ose nuk vdiq. Kështu tha për BNR Prof. Penka Petrova, Drejtoreshë e Institutit të Mikrobiologjisë në Akademinë Bullgare të Shkencave.
Fakti që më shumë njerëz po infektohen në vendet me shkallë të lartë vaksinimi është sepse edhe atje ka shumë njerëz të paimunizuar. Në Gjermani dhe Britani, ata janë 30 për qind e popullsisë dhe aktualisht ndër ta ka më shumë të infektuar, shpjegoi shkencëtarja.
“Unë pres që kjo të jetë vala e fundit e koronavirusit që do të kalojë nëpër Evropë dhe në mars 2022, kur do të ketë vaksina të përditësuara të ARN-së, të gjithë do ta kemi hasur virusin në ndonjë formë, ose do të jemi vaksinuar në mënyrë që të kemi imunitet të plotë dhe shoqëritë të kthehen në një mënyrë jetese normale”, komentoi Petrova.
Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet kryesisht me ndikimin në rënie të pandemisë Covid-19. Për krahasim, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin..
Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me pjesëmarrjen e institucioneve kulturore nga vendi. Ndër pjesëmarrësit janë qendra kulturore..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi ultësirat dhe fushat në Bullgarinë Perëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..
Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një..
Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel...