Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një vit plotë mbarësi, një shtëpi plot mëndafsh!

Për shumë vjet gëzuar, miq të Radio Bullgarisë!

Foto: BGNES

Që nga kohërat e panjohura në Bullgari e mirëpresim 1 janarin me urimet e grupeve me djem ose me burra të quajtura bullgarisht “survakar”, të cilët shkojnë shtëpi më shtëpi natën e Vitit të Ri:

“Një vit i gëzuar!

Një bereqet në fushë,

një mollë të kuqe në kopsht,

koçane të shumta në misëtrishte,

një rrush kokërrmadh në vresht....”

Ndoshta veçanërisht i përshtatshëm për kohët moderne është emërtimi:

“Një vit i gëzuar!

Ta keni të fortë shpinën!

Të jeni të gjallë, të jeni plotë shëndet!

Deri mot, amin!”

Survaki ose Survakane  është një traditë shumë e lasht , e cila pothuajse i përsërit ritet e kolendarëve, por në të mund të marrin pjesë dhe djem në moshë nga 4-5 vjeç deri më 10-12 vjeç. Ata mbajnë me vete thupra thane të zbukuruara - të quajtura bullgarisht survaçka, dhe i shoqërojnë emërtimet me një goditje mbi shpinë të quajtur “survakane” të të gjithë njerëzve të shtëpisë. Për këtë, merren dhurata të caktuara të cilat i kanë përgatitur nikoqirët e shtëpisë - fruta, kuleçë, arra dhe para të holla. Për këto dhurata këndohet dhe në këtë këngë të djemve survakar:

“Ngrehu zotëri,

hape derën,

më jep dy kuleçë,

fute dorën në xhep,

nxire paranë

dhe jepja çunit....”

Një urim të vërtetë prej djemve survakar do të dëgjojmë në këngën “Vit i gëzuar”. Muzika është e Todor Bakallovit, këndon Andon Petrov.

“Survakarë” është kënga e motrave Iva dhe Eva Valentinovi. Këto vajza të bukura dhe të talentuara janë jo vetëm këngëtare të shkëlqyera nga krahina e Graovos, por dhe drejtuese të njohura të programeve folklorike në Radion Kombëtare Bullgare. Kënga e tyre prej autori tregon për traditën Surva, të shënuar në datën e vjetër (13 janar) në krahinën e tyre të lindjes, si dhe për përmasat moderne të traditave folklorike. E dëgjoni këtë interpretim, të përmbushur me shumë optimizëm dhe gëzim.

Dhe shpresojmë që të realizohen të gjitha urimet e mira, të cilat i drejtojmë me gjithë zemër drejt jush, të dashur miq të Radio Bullgarisë!

Gëzuar Vitin e Ri! Të jetë një vit i shëndetshëm dhe i lumtur, paqësor dhe frytdhënës! Fillimi i ri të na sjellë mundësi të reja dhe forcë për të kujtuar dhe ruajtur traditat tona!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Trioja е njohur vokale "Antibiotika" me një këngë të re pas një ndërprerjeje 14-vjeçare

Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..

botuar më 25-10-27 6.05.PD
Stefka Sëbotinova

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: “U shemb mali” – perla në repertorin e këngëtares Stefka Sëbotinova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA

botuar më 25-10-24 6.55.PD
Trioja

Trioja nga Parisi "Orenda" prezantoi për herë të parë në Sofje një repertor tërësisht bullgar

Të bësh ëndrrën tënde realitet në ritmin bullgar dhe në tokën franceze. Kështu mund ta fillojmë në mënyrë metaforike historinë e muzikantes dhe pedagoges Stefka Miteva dhe trios bullgaro-franceze "Orenda", në të cilën i bashkohen edhe Sandrine..

botuar më 25-10-23 7.00.PD