Prokuroria e qytetit të Sofjes ka refuzuar të fillojë një procedim paraprak kundër ish-Kryeministrit Bojko Borisov për deklaratën e tij për vaksinat e skaduara kundër Covid. Prokurorisë iu drejtua ish-Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov për shkak të një deklarate të Borisovit, të cilën Kacarovi e cilësoi si një lajm të rremë.
“E imunizojnë popullatën me vaksina të skaduara – Pfizer. Afati i tyre i skadimit është deri më 30 shtator. Ata e kanë zgjatur atë, por roli i një vaksine është të jetë i sigurt dhe efektiv”, tha Borisov për mediat. Ministria e Shëndetësisë sqaroi se afati i skadimit të një flakoni të ngrirë të vaksinës është zgjatur nga 6 në 9 muaj nga Agjencia Evropiane e Barnave.
Analiza e Prokurorisë ka treguar se deklarata e ish-Kryeministrit nuk është krim.Mbi 3000 antika me vlerë mbi 100 milionë euro u sekuestruan gjatë një operacioni ndërkombëtar, koordinuar nga Sofja, njoftoi policia greke. Një nga rrjetet më të mëdha të kontrabandës së antikave u godit me mbështetjen e Evropolit dhe Evrojustit. U..
Koha për referendum për euron kaloi pa kthim, deklaroi nënpresidentja Ilijana Jotova, transmeton BGNES. “Nuk shoh asnjë arsye që presidenti Rumen Radev të paraqesë edhe një herë në parlament propozimin e tij për referendum për euron. Vendimi i..
Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do të kemi mot me mjegull. Në disa vende në Bullgarinë Perëndimore dhe në rajonin Rilla-Rodope, do të..
Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë..
Të pastrehët në Sofje janë më pak të dukshëm se në qytetet e mëdha evropiane. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara të një studimi ndërkombëtar që..
Bashkëpunimi midis shkencëtarëve bullgarë dhe kinezë u diskutua sot, 24 nëntor, në Sofje në një forum nga përfaqësues të Akademisë Bullgare të Shkencave,..