Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stanisllava Pirçeva: Shija e mollës së parajsës është gjithmonë dashuri

Drejtuesja e rubrikës “Horizonti i Natës” fitoi një çmim tjetër të radhës gazetaresk

Foto: arkiv personal

Në fund të vitit, kur  vjen stina më frytdhënëse dhe ne i  vjelim dhuratat e jetës, gazetarja Stanisllava Pirçeva mori një  mirënjohje tjetër për guximin e saj për të dalë para dëgjuesve “në kohën më të zhveshur” - orët e para të natës. Drejtuesja e “Horizontit të natës” në programin “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare mori “Pendën e artë” në seksionin e “Radio gazetarisë” të Lidhjes së Gazetarëve Bullgarë.

Pas çdo një njohjeje apo çmimi, Stanisllava hedh një vështrim në të kaluarën.Dhe kujtohet se jo gjithmonë ka kaluar përmes rrugicave dhe fushave me lule.“Çdo sukses, çdo gabim kanë luajtur një rol në arritjen time këtu sot”, beson ajo.

Çdo javë ajo i përshëndet  dëgjuesit me “Një natë të mirë - kudo që të jeni”, duke i zhytur në atmosferën e sinqeritetit dhe të ngrohtësisë. “Në këto orë më të para madje ndihet era e Radios”, thotë ajo me shpresën se mund të kontribuojë për realizimin e ndonjë ëndrre të dikujt.

“Njerëzit mendojnë se orët e para janë të përmbushura me qetësi dhe mistikë - tregon Stanisllava. Deri diku është kështu, por në të njëjtën kohë është dhe një përgjegjësi e madhe, sepse prej teje kërkohet t’u japësh përgjigje pyetjeve, të cilat i vë dita, jeta si tërësi. Kurse në këtë rast ky është dëgjuesi - përpara tij duhet të jesh i sinqertë  dhe siç nënkuptohet, duhet të jesh i sinqertë  fillimisht ndaj vetes tënde. Në fakt ky takim është si një rrugë e mbuluar  me gurrëza fine dhe autentike nga mozaiku i zbulimeve dhe çiltërsive gjatë natës.”

Jo vetëm dëgjuesit dhe njerëzit, me të cilët ajo e ndesh shpirtin e vet, por dhe fjalët dalin se janë shoku i saj i besuar në rrugë. Akoma si fëmijë Stanisllava kupton se zotëron mjeshtërinë të afrohet deri tek botët e pashprehshme me fjalë dhe për t'i rikrijuar ato. Që atëherë ajo rrit dhe ëndrrën e saj të madhe të jetë shkrimtare, por fillimisht kalon përmes gazetarisë - si  William Thackeray i saj i dashur. Kurse me librin e saj  “Jetë për zgjim” ajo na provokon, meqenëse mjeshtëria të jetojmë me një vetëdije të zgjuar  sikurse na mungon secilit prej nesh.

“Zgjimi me të vërtetë na mungon dhe kjo është gjëja, drejt së cilës çdo një qenie e gjallë synon - me vetëdije ose jo - thotë Stanisllava. Shpesh mendojmë se sprovat i tejkalojnë forcat tona, por gjithmonë më ka mbajtur besimi se gjithçka që ndodh është për të mirë - vazhdon ajo. Kur njeriu nuk jeton  me vetëdije, është normale të ketë mësimet e jetës. Kuptohet, asnjë nuk lind i mësuar - çdo gjë të cilën e kemi për të mësuar është një pjesë nga rruga jonë jetike. Në këtë kuptim  sprovat me të vërtetë nuk janë një denim - këtë e kuptova nga rruga jo e lehtë, nëpër të cilën kam ecur deri tani.”

Sëmundja si një sprovë nëpër rrugë dhe jo dënim - këtë përvoje të dhimbshme e përjeton përpara disa vjetëve Stanisllava. Kurse diagnoza e tmerrshme sjellë me vete errësirën e zakonshme e cila të pushton. Por, një lajmëtar i së mirës arrin të kalojë labirintin pa rrugëdalje, sepse kur shpërndan dashuri, ajo e kthen tek ti dhe qetësinë, dhe ndjeshmërinë dhe shpresën. 

Dhe sot përsëri dua të falënderoj të gjithë dëgjuesit dhe kolegët, të cilët më ndihmuan dhe ishin pranë meje - dashuria e tyre ishte një mbështetje e madhe për mua”-thotë Stanisllava dhe shton se asaj i pëlqen që të ngjisë maja. Kurse maja më e lartë është rruga drejt vetvetes. ”Kjo është rruga e vetme, e cila është me rëndësi që njeriu ta kalojë - ta arrijë  dhe të kuptojë se me të vërtetë nuk ka një forcë më të madhe, një besim më të madh  nga besimi tek Zoti.”

Dhe duke ecur drejt vetënjohjes, në rima gërmon të vërtetat. Çdo gjë të cilën e zgjedhim që të rastisë, është midis orës tetë dhe dhjetë në mbrëmje - mund të jetë hidhërim, mund të jetë gëzim, ne jemi ata që zgjedhim. Fjalët distancuese janë të pasinqerta - ato janë pa dashuri. Ajo të cilën e di vetëm shpirti është e vërteta. Shija e mollës së parajsës është gjithmonë dashuri - në të gjitha paraqitjet dhe format e saj.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuçi Grozdani–mësuesi nga Pogradeci

Qyteti shqiptar i Pogradecit, i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit, është një vend ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë me origjinë bullgare. Qyteti është qendra e bashkisë me të njëjtin emër në qarkun e Korçës, në..

botuar më 24-04-21 11.00.PD

Sindi Nikollofski – një shqiptare me rrënjë bullgare e cila jeton në Sofje

Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..

botuar më 24-04-16 7.35.PD

Udhëtarja Izabella Shopova bëri kos në kushte të përafërta me ato të Hapësirës

Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..

botuar më 24-04-11 7.30.PD