Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

DJ Marten Roberto – një zog shumëngjyrësh në Shtëpinë e Vjetër

Foto: @MartenRobertoOfficial

Ai nuk është muzikant, por muzika është jeta e tij. Ai ka shpikur ekzekutimin në bateri në ajër. Tregon për albumet, këngët dhe artistët sikurse  ju tregon për ajrin që thith - pa patos të panevojshëm sentimentalë, por me gjithë vendosmërinë dhe besimin e vlerësimit që ai bën për një pjesë apo tjetrën. Ai është DJ Marten Roberto ose shpendi shumëngjyrësh në "Shtëpinë e Vjetër" /Radion Kombëtare Bullgare/.

Më shumë se 4 vjet ai është një pjesë nga ekipi i programit “Radio Sofja” të Radios Kombëtare Bullgare. Thotë se për herë të parë në karrierën e tij të gjatë si gazetar muzikor, ai e ndien veten pa asnjë kufizim të panevojshëm tregtar kur flet për muzikën, artin dhe për emocionet. Është i bindur se njeriu asnjëherë nuk duhet ta harrojë historinë e tij dhe nga ku është nisur. Dhe ai shumë mirë e mban mend Martin Lepoevin e vogël.

“Deri në 12 vjetorin tim isha sportist, por gjithmonë jam emocionuar shumë nga muzika. Mbase kjo etje dhe emocion ndaj këtij arti qenë të formuar tek unë nga babai im, i cili është një adhurues i madh i muzikës. Kur isha në moshën 13 vjeçe, erdhi momenti në të cilin duhej të vendosja nëse të vazhdoj me sportin ose t’i përkushtohem arsimit tim. Dhe unë vendosa se nuk dua të jem tenist, pavarësisht se për moshën time isha një talent premtues, më i miri në Bullgari. Por, diçka në brendësinë time më la të nënkuptoj se duhet të vazhdoj të mësoj. Në kohën e lirë nga stërvitjet fillova të dëgjoj shumë muzikë dhe kjo zgjoi ...Martenin”.

Ndërrimi i emrit të tij lind në gjimnazin francez në Sofje, në këtë kohë ai fillon të krijojë klasifikimet muzikore javore top 20, të shkruar me përpikëri nëpër fletore, të cilat dhe sot i ruan në shtëpinë e vet. “Ajo të cilën e pëlqeja atëherë vuri themelet e kësaj që jam sot”. Dhe paracakton ëndrrën e tij të madhe të jetë prezantues radiofonik. “Sipas ironisë së fatit, kjo është gjëja e fundit e cila më rastisi”-me buzëqeshje shënon Marten. Pas punës në klube të ndryshme, në kasting agjenci, në televizion dhe shfaqje muzikore dhe roli në filmin e Dimitër Kocevit - Shosho "Lora nga mëngjesi në mbrëmje"  kalova nëpër rrugën e vështirë të ashtuquajturën rrugë old school-me shumë punë. Katër ditë pasi  dhashë dorëheqjen nga kazerma, pata mundësinë të ndihmoja një DJ në një klub në Sofje dhe që atëherë nuk jam ndalur. Pjesa tjetër është histori.

Në kohërat në të cilat ka filluar të punojë si DJ, në Bullgari ka pasur kryesisht klube për muzikë aty për aty-live dhe takimi personal me artistët e mëdhenj të vendit tonë i ka dhënë mundësi ta shikojë muzikën në një mënyrë krejtësisht të ndryshme - emocionuese, pak më muzikore, me një kuptim racional se përse diçka të pëlqen, sipas fjalëve të tij. 

Gjatë vitit 2015 bashkë me Nikollaj Danevin boton albumin e tij të parë -„Heartbeat“, në të cilin marrin pjesë muzikantë si Bellosllava, Rut Koleva, Ljubo Kirov. Në mënyrë kategorike deklaron se në Bullgari ka muzikantë  të cilët janë në një nivel botëror, të njohur nga prodhuesit ndërkombëtarë.  Në një ngablogjet e tij në vitin 2018, Will Smith përdor muzikë nga grupi bullgar Dayo dhe Bozhidar Vassilev - TromBobby - thotë me krenari Marten. Pikërisht puna e TromBobby dhe Simeon Zheljazkovit-C-Mo, dixheji i përcakton si ngjarja në skenën muzikore në Bullgari për vitin 2021.

Si grupe vendase brilante ai përcakton “„Hayes & Y“ и „Innerglow“, kurse të katër albumet e producentit dhe muzikant Evgjeni Ençev-Genata nga „So Called Crew“ janë diçka e paparë  deri në këtë moment tek ne. Në një plan ndërkombëtar ngjarja e vitit për të është grupi Silk Sonic.

Viti i Ri në valët e Radio Sofjes sipas traditës filloi me një disko set dy orësh, i përgatitur nga DJ Marten Roberto.  Kurse për vitin 2022, vetes dhe neve, ai uroi që të duam dhe të jemi të dashur, të jemi të shëndetshëm dhe të buzëqeshim shumë më tepër! Muzika gjithmonë është një fillim i mirë për këtë!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një delegacion shtetëror bullgar sjell në Vatikan simbolet bullgare të paqes dhe unitetit shpirtëror

Çdo vit në prag të festës së vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe letërsisë sllave - 24 maj, një delegacion bullgar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit ose kreu i shtetit priten në audiencë nga kreu i..

botuar më 24-05-21 7.30.PD
Shoshana Baruh

Byrek me djathë, dhallë dhe tarator - Shoshana dhe mëngjesorja e saj bullgare në Brazil

Casa Bulgara ose Shtëpia Bullgare zë një vend kryesor në guidat e kuzhinës në São Paulo - qyteti më i madh në Brazil me mbi 12 milionë banorë. Mëngjesorja ka gati gjysmë shekulli që ndodhet në të njëjtën adresë dhe është në pronësi të 75-vjeçares..

botuar më 24-04-30 7.20.PD

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD