Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska foli në telefon me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Antony Blinken për "grumbullimin destabilizues të trupave ruse në kufirin me Ukrainën", vihet në dukje në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit. Biseda është me kërkesë të palës amerikane. U diskutua nevoja për një qëndrim të bashkuar për mbrojtjen e vendeve të NATO-s.
Blinken ripohoi angazhimin e SHBA për mbrojtjen e përbashkët në rast agresioni kundër një anëtari të Paktit. U diskutua gjithashtu për kërkimin e de-përshkallëzimit të tensioneve, “përmes përmbajtjes, mbrojtjes dhe dialogut”.
Biseda ishte pjesë e konsultimeve të përbashkëta të Blinken me ministrat e jashtëm të 9 vendeve lindore të NATO-s - Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Lituania, Letonia, Polonia, Rumania dhe Sllovakia.Mbi 20 artistë nga Bullgaria, Gjermania, Italia, Holanda, Franca dhe Republika Çeke do të marrin pjesë në edicionin e tretë të festivalit Sofia Experimental nga 5 deri më 9 nëntor. Në serinë e koncerteve, leksioneve, prezantimeve dhe punëtorive..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Juglindore dhe në rajonet malore, do të ketë reshje të lehta..
Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë, flamuri u pranua nga kreu dhe doajen i studimeve bullgare në kontinentin e bardhë, Prof. Hristo..
Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në..
“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese..
Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të..