Kryeqyteti bullgar feston 144 vjetorin e çlirimit nga sundimi osman. Në kishën “Shën e Diela” u mbajt një lutje falënderimi në kujtim të ushtarëve të vrarë. Procesioni tradicional liturgjik deri në Monumentin e Mbretit Aleksandër II u mbajt nën tingujt e kambanave të tempujve të kryeqytetit.
“Po shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë ushtarët rusë, ukrainas, rumunë, finlandezë dhe serbë dhe natyrisht vullnetarët bullgarë që vdiqën për çlirimin e qytetit. Falënderojmë edhe konsujt e huaj të Austrisë, Francës dhe Italisë, të cilët e shpëtuan qytetin tonë dhe Sofja nuk u dogj siç u urdhërua”, tha kryebashkiakja e Sofjes, Jordanka Fandëkova.
Një varr i paprekur i një gruaje të re nga fillimi i shekullit të II-të u zbulua nga arkeologët pranë fshatit Kapitan Petko Vojvoda (Bulgaria Jugore), njoftoi Bashkia e Topollovgradit. Ekipi që bëri zbulimin drejtohet nga Daniella Agre dhe Dejan Diçev...
Zbulimi më i fundit arkeologjik në kompleksin e hershëm historik prej guri të Perperikonit në Rodopet Lindore do të prezantohet sot, 10 tetor, tha arkeologu Nikollaj Ovçarov për BTA. Kreu i gërmimeve tha se është një tempull gjigant i..
Trapezica është një nga tre kodrinat me të cilat njihet kryeqyteti i vjetër bullgar Tërnovgrad, që është emri mesjetar i qytetit të sotëm Veliko Tërnovo. E vendosur në veriperëndim të qytetit, ajo qëndron përballë kodrinës fqinje Carevec – vendi ku..