Muaji i fundit i vitit të kaluar ishte një muaj i mirë për dy milionë pensionistët në Bullgari. Në prag të Krishtlindjes pensionet e tyre u rillogaritën. Përpara ndryshimit aplikohej një përqindje 1.2 për çdo vit sigurimi, e cila u rrit në 1.35% për çdo vit sigurimi, në mënyrë që nga 25 dhjetori të rriten mesatarisht me 12.5%. Kjo është rillogaritja e parë pas vitit 2008 e pensioneve dhe tani ai minimal u bë 185 euro kurse pensioni maksimal do të jetë 750 euro. Gjatë dhjetorit po kështu, u vendos që deri në muajin qershor pensionistët e moshuar të marrin ndaj pensionit të tyre bazë dhe nga 30 euro shtesë çdo muaj, nën formën e një kovid shtesë. Gjithashtu, çdo pensionist që do të vaksinohet me dozë përforcuese do të përfitojë një bonos prej 38 eurosh. E gjithë kjo dëshmon se, pensionistët nuk janë të harruar dhe se për ta autoritetet po përpiqen të bëjnë aq sa mundin , në mënyrë që jeta e tyre të bëhet pak më e lehtë dhe më e pranueshme nga pikëpamja materiale. Jo rastësisht, ambiciet e qeverisë së re janë që asnjë pensionist të mos marrë të ardhura më të ulëta nga vija e varfërisë, e cila ngrihet nga 180 në 207 euro sivjet.
Megjithatë, krahas këtij lajmi të mirë, shqetësimi i pensionistëve po rritet nga rritja e shpejtë e inflacionit dhe rritja e ndjeshme e çmimeve të pothuajse të gjitha mallrave dhe shërbimeve. Në heshtje ose pas shpalljes publike u shtrenjtuan energjia, ushqimi, transporti, telekomunikacionet, barnat etj. E tronditur nga rritja e çmimeve, qeveria iu drejtua një mase mjaft ekstreme dhe të diskutueshme - ngriu çmimet e energjisë elektrike, ngrohjes dhe ujit për konsumatorët familjarë deri në fund të marsit. Pensionistët e ndjeshëm ndaj çmimeve duhet të kenë marrë një gllënjkë ajër dhe të jenë mirënjohës për shtyrjen e përkohshme të të pashmangshmes që do të duhet të ndodhë një ditë - rimëkëmbjes së çmimeve të tregut. Por, kjo ose ndonjë masë tjetër të ngjashme ende nuk është aplikuar ndaj mallrave dhe shërbimeve të tjera dhe gjatë muajit nëntor ishte regjistruar një inflacion vjetor prej 7.3%. Tani për tani ai mbetet mbrapa nga niveli i rritjes së pensioneve, por një sërë ekspertësh mendojnë se, inflacioni real është shumë më i lartë dhe i kalon 10 për qind dhe se në një vend që është në bord monetar dhe i mungon një bankë qendrore për të ndjekur një politikë anti-inflacioni, procesi i inflacionit nuk mund të kontrollohet plotësisht. Këtë e deklaroi eksperti ekonomik profesori Ganço Gançev në televizionin Bullgaria ON AIR. Kurse sipas Vasill Velevit, president i Asociacionit të Kapitalit Industrial “do të ketë edhe rritje të inflacionit, i cili do të jetë dyshifror”. Kjo po kërcënon realisht aftësinë blerëse tashmë të ulët të pensionistëve në vend, të cilët janë një nga grupet sociale më të cenueshme dhe e kanë të vështirë të tolerojnë çdo rritje sado e vogël që të jetë ajo. Vetëm numri i njerëzve të cilët marrin një pension minimal prej 185 euro është 1 044 000, që është gjysma e pensionistëve bullgarë.
Nëse shoqëria dhe autoritetet do të mbeten po kaq bujarë ndaj pensionistëve bullgarë sivjet nuk është shumë e qartë dhe çdo gjë do të varet nga ekonomia dhe nga të ardhurat në buxhetin e vendit. Tani për tani është e sigurt vetëm se që nga data 1 korrik sivjet do të ketë një shtim të ri të pensioneve me të paktën 6% për të gjithë. Nëse deri atëherë inflacioni dhe rritja e çmimeve nuk do ta kenë “ngrënë” këtë shtim paraprakisht, siç prognozojnë ekspertët e shumtë, mbetet të shikojmë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..