Mundësitë për pjesëmarrjen e nxënësve bullgarë në kampin kozmik të modeluar sipas NASA-s në Turqi po zgjerohen. Për këtë njoftoi në eterin e Radio Sofjes Mirosllava Dimitrova – koordinatore në Qendrën për Trajnime Krijuese. Janë të siguruara 8 bursa të plota dhe 30 bursa të pjesshme shtesë. Për të marrë pjesë në konkurs, të rinjtë në moshë nga 11 deri në 15 vjeç, duhet të shkruajnë ese ose të xhirojnë një video ese me temën “kozmos”.
Kampi Kozmik në Turqi (Space Camp Turkey) është një qendër mësimi dhe trajnimi për nxënës, kushtuar shkencave dhe studimeve kozmike, në qytetin Izmir të Turqisë. U krijua sipas modelit të NASA-s dhe tashmë për më shumë se 20 vjet pret fëmijë dhe të rinj nga Evropa, Lindja e Mesme dhe Azia.
Rajoni Jug-Qendror i Bullgarisë është rajoni në Bashkimin Evropian me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare - 66.2% e të gjitha vdekjeve, sipas të dhënave të Eurostat. Ajo është dy herë më e lartë nga ajo mesatare e BE-së..
Para se të largohej nga kjo botë, Papa Françesku zgjodhi që tema e Ditës Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve për këtë vit, që bota katolike e kremton për herën e 111-të më 4-5 tetor, të ishte "Emigrantët – misionarë të shpresës". “Me këto fjalë..
Çështja e informacionit cilësor dhe të saktë ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht e rëndësishme, por a mos vallë tashmë jemi përballë një problemi që paraqet rrezik për përhapjen globale të lajmeve të rreme në të ardhmen? Sipas një studimi të Eurobarometrit,..
Me një koncert të kuartetit "Sllavej" të krijuar nga këngëtarja popullore Nadka Karaxhova dhe një bisedë rreth problemeve urgjente të..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev u nderua me çmimin prestigjioz “Gazetari i Vitit” në festivalin mediatik evropian PRIX EUROPA , i cili..