Nuk ka kohë për të humbur dhe së shpejti Ministria e Financave duhet të dorëzojë buxhetin për vitin 2022, tha për BNR kryetari i Komisionit Parlamentar Ekonomik Martin Dimitrov. Buxheti i ri do të heqë edhe moratoriumin e çmimit të energjisë elektrike.
“Për shkak të trazirave ekonomike të lidhura me pandeminë, është normale të kemi një përditësim buxhetor. Njerëzit nuk duhet të habiten apo të kenë frikë nga përditësime të tilla në mes të vitit”, tha ai.
Sa i përket temës së çmimeve të larta të gazit natyror, Dimitrov komentoi se pasi tani po blejmë ¼ e sasive që na nevojiten nga Azerbajxhani me çmim më të ulët, duhet të bëjmë gjithçka që kjo të vazhdojë duke përfunduar gazsjellësin për në Greqi nëpërmjet të cilit do të mund të furnizohemi me gaz edhe nga vende të tjera.Më 10 tetor, Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Illva Johanson dhe Ministrja e Punëve të Brendshme e Hungarisë do t'i propozojnë Këshillit të BE-së që të shfuqizohen kontrollet në kufijtë tokësorë të Bullgarisë dhe Rumanisë. Vendimi për..
Kryeministri në detyrë Dimiër Gllavçev, i cili ndodhet në SHBA për Samitin në Nju Jork, në Çikago u takua me biznesmenë, përfaqësues të organizatave të ndryshme, shkollave dhe qendrave kulturore bullgare. Ai përgëzoi përfaqësuesit e komunitetit më të..
Komisioni Evropian miratoi transferimin e 90 milionë eurove të pashfrytëzuara nga vendi ynë nga periudha e mëparshme financiare në kuadër të Programit për Zhvillimin e Zonave Rurale, njoftoi ministri në detyrë i bujqësisë, Georgi Tahov, i..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë..