Ministri i Turizmit Hristo Prodanov dhe legjenda e futbollit bullgar Hristo Stoiçkov diskutuan bashkëpunimin e tyre të ardhshëm për promovimin e Bullgarisë si destinacion turistik. Stoiçkov ka pranuar të jetë një nga fytyrat e reklamave turistike bullgare në botë, vë në dukje Ministria.
Prodanov tha se do të ishte i lumtur që një njeri si Stoiçkov të bëhet një nga emblemat tona në fushën e turizmit, sepse personalitete të shquara dhe të dëshmuara si ai mund të kontribuojnë në imazhin pozitiv të vendit tonë.Në majën e kodrës Sahat Tepe në Plovdiv , këto ditë u përurua një orë e lashtë uji – klepsidër, e rikonstruktuar sipas modeleve antike. Kjo është e vetmja orë e tillë e vendosur në ambient të hapur në Bullgari, dhe tashmë është atraksioni më i ri..
Devin - "qyteti i ujërave minerale", ndodhet në një nga rajonet më piktoreske të Bullgarisë - i fshehur në pjesën jugperëndimore të vargmalit më të gjerë bullgar, Rodopet, përgjatë lumit Vëça. Në afërsi të tij ndodhen dhjetëra monumente natyrore..
Bellogradçiku dhe shkëmbinjtë e tij të famshëm botërisht janë sërish skena e një spektakli magjik. Për pesë fundjava radhazi – nga 19 shtatori deri më 19 tetor – qyteti është mikpritës i edicionit të pestë të Festivalit të Balonave. Pritet që mbi 5 mijë..