Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për 10 vjet popullsia e Bullgarisë është ulur me 11,46%

Foto: nsi.bg

6 520 314 njerëz jetojnë në Bullgari, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Popullsia është ulur me 844 000 persona krahasuar me regjistrimin e mëparshëm të vitit 2011. Kjo është tkurrja më e madhe e regjistruar deri më tani. Shkaqet janë në vend të parë rritja negative e popullsisë dhe në vend të dytë migrimi.

Në vitin 1992, 24% e popullsisë ka qenë nën moshën 14 vjeç dhe 14% mbi moshën 65 vjeç. Në vitin 2021, situata është pikërisht e kundërta. Qyteti i Sofjes është i vetmi qark që e ka rritur popullsinë e vet me 14,7%. Në të gjitha të tjerat ajo është ulur nga 8 në 26%, ku më të prekurit janë Vidin, Dobriç dhe Montana.

Vetëm 34% e bullgarëve janë regjistruar në mënyrë elektronike, që është më pak sesa në regjistrimin e mëparshëm.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Koha kërkon që mediat publike të jenë të pranishme në shumë më tepër platforma

Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters International ). Në të morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të mediave publike të radios dhe..

botuar më 25-10-23 7.14.MD

Një model i krijuar nga INSAIT u jep robotëve inteligjencë hapësinore tredimensionale

Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e SPEAR-1 – një model bazë të inteligjencës artificiale, i cili u jep robotëve një kuptim..

botuar më 25-10-23 4.18.MD

Faqja “Berlini Bullgar” fiton gjithnjë e më shumë admirues

Hapësira virtuale, në të cilën mund të gjeni informacion për restorantet bullgare në territorin e Berlinit, shërbimet që ofrojnë bashkatdhetarët tanë – zejtarë, si edhe adresat dhe numrat e telefonit për kontakt me mjekët tanë që punojnë në territorin e..

botuar më 25-10-22 8.00.MD