Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Kirill Petkov: Do të punojmë për një përparim të shpejtë në negociatat me Maqedoninë e Veriut

Qëndrimi i Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut nuk ndryshon

| rinovuar më 22-01-11 7.44.MD
Foto: BGNES

Në një video fjalim, Kryeministri Kirill Petkov e cilësoi seancën e djeshme të Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare si një diskutim me kohë dhe të dobishëm, bëri të ditur shërbimi për shtyp i qeverisë. Sipas Kryeministrit, ajo ka treguar se të gjithë pjesëmarrësit ndajnë një qëllim të përbashkët - heqjen e pezullimit në marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe dhënien e një fillimi të ri në ndjekjen e synimit për fqinjësi të mirë.

Qeveria do të fillojë punën për zbatimin e programit në fusha të ndryshme dhe të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut do të jenë në qendër të përpjekjeve të saj, tha Kryeministri Kirill Petkov.

Dje mbrëma pas një takimi 6 orësh, Këshilli Konsultativ i Sigurisë Kombëtare pranë Presidentit Rumen Radev udhëzoi qeverinë në negociatat me Shkupin për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut në BE që t’i përmbahet Marrëveshjes së Fqinjësisë dhe Miqësisë të vitit 2017, qëndrimeve të qeverive të mëparshme dhe Deklaratës së Legjislaturës së 44-të të Kuvendit Popullor nga 2019.

Partitë parlamentare vendosën se pajtimi për fillimin e negociatave ndërmjet Shkupit dhe BE-së nuk është  lidhur me afate, por me arritje reale, përfshirë edhe për të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.

Pushteti ekzekutiv ngarkohet që të ndërmarrë hapa për të përshpejtuar ndërtimin e Korridorit №8 së bashku me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria - mikpritëse e Olimpiadës Evropiane të Fizikës, bullgarët - me një mori medaljesh

Fizika dhe shkenca janë motorët e progresit njerëzor dhe ngjarje të tilla janë një burim krenarie për Bullgarinë. Me këto fjalë, Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev uroi pjesëmarrësit në Olimpiadën e nëntë Evropiane të Fizikës. Vendi ynë priti për herë..

botuar më 25-06-17 5.38.MD

Evakuimi i bullgarëve nga Izraeli ka filluar

"Një grup qytetarësh bullgarë është evakuuar me sukses nga territori izraelit nga Ministria e Punëve të Jashtme, me ndihmën e ambasadës sonë në Tel Aviv. Duke pasur parasysh sigurinë e udhëtarëve, do të jepet një informacion më i plotë për..

botuar më 25-06-17 4.46.MD
Foto: Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve

Popullsia rurale është në rënie, por pjesa e fermerëve të rinj është në rritje

Inovacioni mund të bëhet një nxitës i madh për tërheqjen dhe mbajtjen e të rinjve në zonat rurale. Kjo u deklarua nga Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Georgi Tahov në takimin informal të Këshillit të BE-së për Bujqësinë dhe Peshkimin në Varshavë,..

botuar më 25-06-17 2.52.MD