Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aeroporti i Sofjes do të promovojë dhe ndihmojë turizmin bullgar

Jesus Caballero (majtas) dhe Hristo Prodanov
Foto: BGNES / Ministria e Turizmit

Turizmi është i lidhur ngushtë me Aeroportin e Sofjes. Suksesi i turizmit është një sukses edhe për aeroportin. Ekziston një potencial për mbështetje dhe bashkëpunim të ndërsjellë, duke pasur parasysh faktin se aeroporti i kryeqytetit është dera e Bullgarisë. Këtë e tha Ministri i Turizmit Hristo Prodanov në një takim në ministri me drejtorin ekzekutiv të “SOF Connect” Jesus Caballero, i cili është koncesionar i aeroportit.

“Ne kemi strategji kyçe zhvillimi që do të ndihmojnë turizmin dhe promovimin e Bullgarisë. Së pari, kemi ambicien për ta kthyer Sofjen në një vend nga ku të gjitha qendrat kryesore të aeroportit të jenë të aksesueshme me një lidhje, dhe prej andej praktikisht e gjithë bota. Së dyti, ne po zhvillojmë destinacione direkte që janë 2 deri në 4 orë larg Bullgarisë”, tha Caballero.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Freski, ecje në natyrë dhe pamje mbresëlënëse – shpëtoni nga vapa në Svoge

Kur termometrat në Sofje i afrohen pa mëshirë 40°C, ajri bëhet i rëndë si plumbi, rrugët boshatisen dhe njerëzit kërkojnë shpëtim në malet përreth. Vetëm rreth një orë me makinë në veriperëndim të kryeqytetit, shpatet e malit Stara Pllanina në rajonin..

botuar më 25-08-07 7.05.PD

Thesare të arta dhe përjetime interaktive në muzeun e Pazarxhikut

Historia e veprimtarisë muzeale në Pazarxhik fillon që në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur me idenë e Stefan Zaharievit në bibliotekën popullore “Videlina” formohet një koleksion prej sendesh të vjetra, monedhash, dorëshkrimesh kishtare. Gjatë viteve..

botuar më 25-08-03 9.55.PD

Mysafirë nga vendi dhe jashtë vijnë në Rodope për "Ditët e Ardinos"

Nuk ka njeri që ka thithur ajrin e Rodopëve dhe të mos ketë mbetur i mahnitur nga pamjet piktoreske dhe legjendat e malit. Ditët nga 4 deri më 10 gusht na japin shumë arsye për të zgjedhur Rodopët Perëndimore, dhe veçanërisht rajonin e qytetit Ardino..

botuar më 25-08-03 8.00.PD