Turizmi është i lidhur ngushtë me Aeroportin e Sofjes. Suksesi i turizmit është një sukses edhe për aeroportin. Ekziston një potencial për mbështetje dhe bashkëpunim të ndërsjellë, duke pasur parasysh faktin se aeroporti i kryeqytetit është dera e Bullgarisë. Këtë e tha Ministri i Turizmit Hristo Prodanov në një takim në ministri me drejtorin ekzekutiv të “SOF Connect” Jesus Caballero, i cili është koncesionar i aeroportit.
“Ne kemi strategji kyçe zhvillimi që do të ndihmojnë turizmin dhe promovimin e Bullgarisë. Së pari, kemi ambicien për ta kthyer Sofjen në një vend nga ku të gjitha qendrat kryesore të aeroportit të jenë të aksesueshme me një lidhje, dhe prej andej praktikisht e gjithë bota. Së dyti, ne po zhvillojmë destinacione direkte që janë 2 deri në 4 orë larg Bullgarisë”, tha Caballero.Paketat all inclusive në kompleksin turistik Sllënçev Brjag po bien ndjeshëm me 30 deri në 50%. Kompleksi ka raportuar një rritje prej 6 deri në 8 për qind të turistëve këtë sezon. Sipas kryetares së Shoqatës së Biznesit Turistik në Bullgari..
Nëse ju jepet rasti, mos e lini pa vizituar këtë vend mistik në Rodopet Perëndimore, në rrugën nga Goce Dellçev në drejtim të qyteteve Satovça dhe Dospat, i njohur me emrin "Gradishte" . Më pak se dy kilometra pas fshatit Dollno Drjanovo, në..
Duke ndjekur hapat e Alekos dhe ekspeditës së tij legjendare deri në Çerni Vrëh – kështu qindra dashamirës të malit do të festojnë 130 vjetorin e ekskursionit të parë të organizuar turistik në vendin tonë. Festimet jubilare filluan me një program në..