Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tetë histori për solidaritetin dhe jetën gjatë pandemisë Covid-19

“Pandemia në vijë të parë” – çfarë nuk treguan mediat

"Bullgarët nuk duan të jetojnë në një shoqëri në të cilën "të gjithë vendosin vetë", thekson Stanisllav Dodov

Foto: @dversiamagazine

Cilat janë betejat personale dhe profesionale të punëtorëve të vijës së parë në sfera të ndryshme sociale në një situatë pandemie? Cilat janë problemet, çfarë është solidariteti dhe a ka ai tokë në Bullgari? Përgjigjet e këtyre pyetjeve i prezanton ekipi i revistës “Diversia” dhe fondacioni “Fridrih Ebert” - byroja Bullgaria në albumin audio “Pandemia në vijë të parë”. Ai përfshin tetë episode me tetë pikëpamje të ndryshme për kohën, në të cilën jetojmë dhe për atë që po ndodh në shëndetësinë bullgare, në arsim, në kujdeset sociale, transport, shkencë dhe kulturë. Tetë histori në vetën e parë në situatën Covid-19.

“Me kalimin e kohës, që nga fillimi i pandemisë gjatë vitit 2020, tema për njerëzit në “vijë të parë” pjesërisht u zhduk nga hapësira publike dhe u përqendrua rreth personave mjekësor. Kurse në fakt këta janë jashtëzakonisht shumë njerëz, të cilët punojnë në sektorë të rëndësishëm publik, për të cilët duhet të flasim më shumë” - thotë një nga autorët  e projektit - Stanisllav Dodov. Sipas tij, projekti tregon se në një farë shkalle mediat në vendin tonë u kushtojnë vëmendje ngjarjeve konkrete dhe shpesh harrojnë të “tregojnë” sesi ia dalin mbanë njerëzit me një jetë të vështirë përpara Covid-19 dhe nëse ia dalin, dhe a mundin ta përballojnë më pas apo jo. Bëhet fjalë për të gjithë ata qytetarë, të cilët jetojnë në vetmi, për të pastrehët, për bullgarët e shumtë të sëmurë apo të moshuar që mbështeten në rrjetin e sigurimeve shoqërore që ekziston ose nuk ekziston rreth tyre.

Stanisllav Dodov

“Shikojmë se një nga gjërat, të cilat pandemia i forcoi shumë, por ajo është mjaftë më e vjetër se ajo, është izolimi midis nesh dhe shkëputja e grisjes strukturore shoqërore në një mënyrë që ne nuk kërkojmë dhe nuk e pyesim veten se si jemi. Problemi i madh, për të cilin që të gjithë bashkëbiseduesit tanë në këtë album audio flasin në mënyra të ndryshme, është një ndjenjë e braktisjes, vetmisë dhe, nga ana tjetër, tjetërsimi dhe armiqësia ndaj këtyre punëtorëve të vijës së parë. E kuptojmë se në hapësirën publike mungojnë tregime për këtë sesi kalon jeta e një farë grupi njerëzish. Çfarë do të thotë të punohet në linjë të parë në këtë rast. Ose të jetohet në vijë të parë. Në mediat po vazhdon të flitet për situatën vetëm nga politikanët dhe nga ekspertët dhe kjo nuk ka sesi të shkaktojë atë solidaritet, i cili është i rëndësishëm. Në fakt, fjala “Solidaritet” mungon nga fjalori i personave politik” - është kategorik Stanisllav Dodov.

“Nuk është e mundur që një shoqëri, e cila dekada të tëra me radhë është bindur në mënyra të ndryshme se më e rëndësishmja është që të kujdesesh vetëm për veten tënde, të zhvillohesh vetë e kështu me radhë, të ndryshojë për njëzetekatër orë, ose në këtë rast për gati dy vjet, në një regjim solidar. Por, duhet të përsëritet shumë qartë se njerëzit në Bullgari nuk janë të këqinjë ose një subjekt i errët ballkanik për nga mentaliteti, të cilët urrejnë ose janë budallenj - kjo është jashtëzakonisht e dëmshme. Kurse një koment të tillë ne shpesh e dëgjojmë nga ekspertët. Por jo, kjo thjesht është një shoqëri, e cila ka harruar se përse dhe si të mund të jetë solidare.”

Në mediat “solidariteti” shoqëror sikurse është i lidhur para së gjithësh me vaksinat, me mbajtjen e maskave dhe të distancës - “Të ruajmë veten tonë dhe në këtë mënyrë të ruajmë dhe të tjerët”, Por, solidariteti është shumë më tepër se kjo, mendon Dodov.

Në këtë kuptim ne kemi arritur deri në konkluzione se në çfarë shoqërie duam të jetojmë, por nga projekti me siguri kuptuam se çfarë nuk duan të jenë njerëzit, të cilët e bëjnë shoqërinë tonë të funksionojë - dhe kjo nuk është shoqëria, në të cilën secili vet të llogarisë” - thotë Stanisllav Dodov.

Përpiloi: Vesella Krësteva  /në bazë të intervistës së Nikoleta Atanasovës, BNR-“Hristo Botev”/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: @dversiamagazine, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Silvia Basile

Vota jashtë shtetit kundër sistemit dhe si votoi për herë të parë 18-vjeçarja Silvia

Pjesëmarrja dramatike e ulët e votuesve dhe vota e protestës është një prirje që po thellohet mes bullgarëve jashtë vendit, thonë sociologët. Duke gjykuar nga zgjedhjet e parakohshme të fundit, profili i votuesit tonë jashtë vendit është i..

botuar më 24-06-17 7.15.PD

Studime për frankofonët në nivel botëror ofrojnë Universiteti i Teknologjisë dhe ai i Teknologjisë Kimike dhe Metalurgjisë në Sofje

Për më shumë se 30 vjet, dy universitete bullgare ofrojnë studime cilësore në frëngjisht për degë dhe diploma teknike dhe inxhinierike të njohura në mbarë botën. Prandaj mësuesit thonë me krenari se mes të diplomuarve nuk ka asnjë të papunë...

botuar më 24-06-16 9.20.PD
Teodor Stojçev

Pas zgjedhjeve: Surpriza dhe një verë e nxehtë për Parlamentin e ri Evropian

Partia Popullore Evropiane rriti vendet e saj në krahasim me votimin për Parlamentin e mëparshëm Evropian në 2019 me gjithsej 186 deputetë. Ndërkohë, socialistët dhe demokratët pësojnë rënie me disa mandate nga zgjedhjet e mëparshme dhe do të kenë 135..

botuar më 24-06-14 12.55.MD