Ivan Radullovski është këngëtar, autor i teksteve dhe producent. Me muzikë merret që nga mosha më e re. Në vitin 2013 mori pjesë në sezonin e dytë të shfaqjes televizive muzikore “X Factor”, ndërsa nga viti 2015 nisi karrierën e vet solo.
Kënga e tij e fundit “Nuk mund të ndalem” për disa kohë kryesonte klasifikimin e Radios Kombëtare Bullgare Top 20, ndërsa aktualisht është në vendin e tretë. Ivan Radullovski është autor i tekstit dhe i muzikës së këngës, aranzhimi është i Svetlin Këslev.
Përpilues: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dy këngëtarë - Bojana Karpatova dhe Boris Hristov - bashkohen për një këngë dueti të titulluar "Ndërsa je këtu". Bojana vetë shkroi muzikën dhe tekstin, aranzhimi është nga Artur Nadosjan. Ja çfarë thonë artistët për mesazhin e këngës: "Koha..
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Partneri i tij në këtë ditë të veçantë për interpretuesit dhe publikun do të jetë orkestra e mandolinave..
Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara..