Sot Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Antonit të Madh, apo ditën e Shën Antonit.
Shën Antoni lindi rreth vitit 251 në një familje të pasur egjiptiane dhe kur mbeti jetim në moshën 20-vjeçare, shpërndau trashëgiminë e tij dhe filloi një jetë asketike.
Antoni u nderua me dhuratën e mrekullive dhe i dëbonte demonët. Kur i shëronte të sëmurët, i thoshte për ta falënderuar vetëm Zotin. Një vit para se të vdiste në moshën 105-vjeçare, shenjtori mundi heretikët në Aleksandri në një mosmarrëveshje të hapur dhe suksesi i tij u quajt "festimi i krishterimit".
Sot e kanë Ditën e Emrit të gjithë që quhen Anton, Andon, Donço, Antonia, Antoaneta, Donka etj.
Në vitin 1018, pas një gjysmë shekulli luftimesh, Mbretëria e Parë Bullgare (681 – 1018) u pushtua nga Bizanti. Pavarësisht shumë kryengritjeve të bullgarëve, pushteti i Kostandinopojës zgjati pothuajse dy shekuj. Në vjeshtën e vitit 1185 ose..
Studentë nga Universiteti i Arkitekturës, Ndërtimit dhe Gjeodezisë do të prezantojnë në Sofje idetë e tyre se si e kaluara mund të përfshihet në ambientin bashkëkohor urban, njofton Radio Sofja e BNR-së. Ata përgatitën koncepte për mbetjet e vilës..
Një varr i paprekur i një gruaje të re nga fillimi i shekullit të II-të u zbulua nga arkeologët pranë fshatit Kapitan Petko Vojvoda (Bulgaria Jugore), njoftoi Bashkia e Topollovgradit. Ekipi që bëri zbulimin drejtohet nga Daniella Agre dhe Dejan Diçev...
Për herë të parë në 40-vjetorin e shfaqjes audio-vizuale “Çarevgrad Tërnovo – Tingull dhe Dritë” në kodrën Çarevec në qytetin Veliko Tërnovo , do të..