Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sotir Cacarov e ka depozituar dorëheqjen

| rinovuar më 22-01-17 4.30.MD
Sotir Cacarov
Foto: BGNES-arkiv

Kryetari i Komisionit kundër Korrupsionit, Sotir Cacarov, ka kërkuar nga Prokuroria që të fillojë hetim të veprimeve të tij. Për këtë ai iu drejtua Kryeprokurorit Ivan Geshev. Shkaku janë fjalët e Kryeministrit Kirill Petkov se pas vendimit të saj për të revokuar qasjen e Cacarovit tek informacioni i klasifikuar, Agjencia Shtetërore e Sigurimit Kombëtar duhet të vendosë nëse ka arsye për të referuar edhe prokurorinë shtetërore.

Sot në mëngjes, kryetari i Komisionit Kundër Korrupsionit, Sotir Cacarov, ka paraqitur dorëheqjen e vet në Kuvendin Popullor, duke kërkuar që të pushohet nga detyra më 1 mars. Cacarov shprehu synimin e tij për të dhënë dorëheqje që të enjten e kaluar, duke përmendur datën e tërheqjes së tij nga detyra - 1 mars, për të përgatitur dhe paraqitur një raport për aktivitetet e Komisionit Kundër Korrupsionit dhe përmes tij për të përgënjeshtruar kritikët e tij. 

Në fund të javës së kaluar (një ditë pas shpalljes së synimit për dorëheqje), u bë e qartë gjithashtu se Cacarov ishte privuar nga qasja në informacione të klasifikuara. Sipas Kryeministrit Kirill Petkov, vendimi është marrë pas një analize të gjatë të besueshmërisë, por sipas Sotir Cacarovit, bëhet fjalë për presion të zgjatur institucional nga vetë Petkovi dhe Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov.

Për momentin nuk ka një përgjigje të qartë nëse shefi i Komisionit Kundër Korrupsionit mund të kryejë detyrën pa akses tek informacioni i klasifikuar, madje vetëm deri më 1 mars.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë arrin 75.6 vjet, në BE është 81.4

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet kryesisht me ndikimin në rënie të pandemisë Covid-19. Për krahasim, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin..

botuar më 25-11-22 1.10.MD

Ditët e Kulturës Turke në Ballçik

Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me pjesëmarrjen e institucioneve kulturore nga vendi.  Ndër pjesëmarrësit janë qendra kulturore..

botuar më 25-11-22 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi ultësirat dhe fushat në Bullgarinë Perëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..

botuar më 25-11-21 7.35.MD