Numri i shtretërve për trajtimin e pacientëve me Covid-19 në Sofje do të rritet me rreth 10 për qind këtë javë. Kështu shkroi në profilin e saj në Facebook Kryetarja e Bashkisë së Sofjes, Jordanka Fandëkova. Nga 1878 shtretërit Covid të zbuluar deri më tani në kryeqytet, 63 për qind e shtretërve për pacientët pa komplikime dhe 71 për qind e shtretërve për personat në terapi intensive janë të zëna. Rritja e shtretërve do të bazohet në mundësitë e spitaleve për të siguruar staf mjekësor, shtoi kryebashkiaku. Shkollat dhe kopshtet në Sofje mbeten të hapura. Do të forcohet kontrolli për mbajtjen e maskave në transportin publik.
Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..