“Mjellma e Zezë”, ose Blak Swan, është një dron revolucionar, i cili mund të ulet në shina të shkurtra dhe të paasfaltuara dhe të dërgojë mallra në dhe nga qoshet e largëta dhe të vështira për t'u arritur të planetit me 80% shpenzime më të ulëta nga avionët e tanishëm. Inovacioni bullgar u prezantua në fund të vitit 2021 në Aeroportin e Sofjes personalit nga krijuesit e tij - vëllezërit Svilen dhe Konstantin Rangellovi. Ndërkohë zhvillimi tërhoqi vëmendjen e dy prej kompanive më të mëdha të transportit në mbarë botën. Pritet që fluturimet e para tregtare të Black Swan të startojnë në mesin e vitit 2022 nga aeroportet në Liege (Francë) dhe Brescia (Itali).
Avioni i vogël pa pilot është rezultat i përpjekjeve 7 vjeçare të kompanisë startup teknologjike të themeluar nga Svilen Rangellov dhe vëllai i tij. Ja sesi krijuesi flet për krijimin e vet:
“Si vizion droni i përngjan shumë avionit të zakonshëm. Thjesht nuk ka kabinë piloti, forma është shumë më e optimizuar. E ka trupin e avionit me një formë aerodinamike, i cili është 8 metra i gjatë, dhe një motor me helikë me 140 kuaj fuqi. Ka dy krahë me hapje të përgjithshme prej 16 metrash, si dhe një konfigurim standard të bishtit. Vizioni i tij është shumë konvencional”.
“Mjellma e zezë" është një metaforë e cila u përket ngjarjeve të paparashikueshme me ndikim të madh social ose ekonomik në shoqëri. Pikërisht një efekt të tillë pritet të shkaktojë mini avioni bullgar mbi industrinë moderne për transportim të ngarkesave. “Inovacionet janë gjithmonë shumë të shtrenjta, kurse ne kemi krijuar një inovacion, i cili është i lirë dhe në dispozicion për një prodhim në masë”, sqaron Svilen. Mjeti i krijuar mund të transportojë 350 kilogramë dhe të fluturojë pa problem me to deri në 2500 kilometra. “Për shembull , mund të fluturojmë nga Sofja deri në Varna për 2 leva në 1 kilogram dhe ta kalojmë këtë distancë për 2 orë”-shton Svilen . Për nga arsimi ai është ekonomist. Ka mësuar në Kolegjin Amerikan në Sofje, pas së cilës ka përfunduar studimet në Amerikë. Konstantini është një inxhinier i hapësirës ajrore.
Ideja për mini-avionin jo standard lindi përpara 7 vjetëve nga një bisedë e zhvilluar midis të dy vëllezërve.
“Vëllai im jetonte në Holandë, kishte filluar punë në një kompani për inxhinieri aeronautike dhe një ditë të bukur më deklaroi se i mungon djathi bullgar dhe pyeti se kur do të shkoj për vizitë tek ai, që t’ia shpie. Kurse unë pak i mërzitur iu përgjigja: “Nuk do të vij së shpejti. Ti je inxhinier, krijo një dron dhe unë do ta dërgoj me të!”
Sot, 7 vjet më vonë, përpunimi i tyre është në rrugë të ndryshojë krejtësisht përfytyrimet tona për shërbimet e spedicionit. Kohët e fundit një nga liderët botërorë në fushën e logjistikës shpalli planet e tij për të blerë 4 000 prej dronëve të dy bullgarëve me idenë të mund të arrijë qëllimet e tij për një neutralitet të karbonit deri në vitin 2050. Shkaku? Një fluturim i “Mjellmës së Zezë” bullgare ndan më pak emisione të dëmshme nga furnizimi më i zakonshëm dhe i thjeshtë me autobus, kurse çmimi është i njëjti! Ndërkohë vëllezërit Rangellovi shpresojnë që në një të ardhme të afërt miliardë njerëz nëpër botë të mund të ndiejnë dobitë nga inovacioni i tyre.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Në sezonin e maturave dhe në fundin e vitit shkollor në qershor, hedhim një vështrim ndaj emocioneve të të rinjve, të cilëve u pret përpara të hapin një faqe të re në jetë pas përfundimit të arsimit të mesëm. Është karakteristikë për çdo adoleshent të..
Gjatë dekadës së fundit, numri i dhive në Bullgari ka rënë me rreth 30%, tregojnë të dhënat zyrtare statistike, dhe disa nga racat tona autoktone në një moment kanë qenë në buzë të zhdukjes. Pavarësisht prirjes shqetësuese, Dimitër Totev nga fshati..
Edicioni i pesëmbëdhjetë i “Festivalit të Artit me Letër Sofja 2025”, mbahet nga 3 deri më 15 qershor në Pallatin Kombëtar të Kulturës nën moton “Shpirti dhe Materia”, njofton BTA. Sipas organizatorëve, motoja e forumit përmban një mesazh për shoqërinë..
Në sezonin e maturave dhe në fundin e vitit shkollor në qershor, hedhim një vështrim ndaj emocioneve të të rinjve, të cilëve u pret përpara të hapin një..