Aktualisht jemi në një periudhë transformimi global të ekonomive në mbarë botën, biznese të reja po shfaqen dhe të tjera po ndryshojnë dhe kjo reflektohet edhe në vendin tonë, thonë ekspertët financiarë. Ata këshillojnë njerëzit që të vazhdojnë të kursejnë, por të mos i investojnë paratë e tyre në banka, pasi depozitat do t'u sjellin vetëm shpenzime të monedhave tashmë të zhvlerësuara/për shkak të inflacionit/. Është fakt se bullgari e ndjeu nga larg rritjen e afërt të çmimeve dhe nxitoi t'i investonte ato, kryesisht duke blerë pasuri të paluajtshme në qytetet e mëdha. Vitin e kaluar, kreditë më të kërkuara ishin për blerjen e banesave. Megjithëse shumica e bankave nuk ofrojnë norma interesi, por vetëm tarifa për depozitat në para, "aktualisht bullgarët mbajnë mbi 62 miliardë leva (rreth 31 miliardë euro) në banka," tha konsulenti në lëmin e kreditimit Tihomir Toshev. Në fillim të vitit, bankat i befasuan konsumatorët me lajmin për rritjen e çmimeve të shërbimeve.
“Të gjitha shërbimet e zyrave bankare do të bëhen gjithnjë e më të shtrenjta, sepse inflacioni po rritet me shpejtësi. Në të njëjtën kohë nëpunësit në zyrat e bankave duan gjithashtu të kenë të ardhura të larta, po rriten shpenzimet, qiratë, - shpjegoi Toshev në një intervistë për programin "Horizonti" të BNR. - Për bankat, ruajtja e parave është lidhur me shpenzime dhe pavarësisht interesave të ulëta të depozitave dhe rritjes së kërkesave për kredi kohët e fundit, vetëm 28 miliardë jepen si kredi dhe në fakt pjesa tjetër e parave po i vështirëson bankat. Për depozitat e tepërta, bankat gjithashtu kanë vendosur tarifa - nëse keni kursyer shumë para, mbi 400 mijë leva (rreth 200 mijë euro), atëherë keni një tarifë të konsiderueshme. Fatkeqësisht, shumica e bullgarëve nuk mund të kursejnë dhe të lënë mënjanë para”.
"Ne dikur kursenim dhe më pas inflacioni shkriu gjithçka," kujtojnë njerëzit, në një sondazh të kryer nga BNR-Vidin, kohën kur bullgarët mbanin të gjitha kursimet e tyre në banka dhe inflacioni dhe falimentimet e bankave i "hëngrën".
“Kishim mbledhur para për një televizor dhe atëherë na goditi inflacioni. Gjithsesi, njeriu duhet të ketë “para të bardha për ditë të zeza”, por varet se si do t'ia marrë shteti. Tani ne nuk kemi para për të lënë mënjanë, kështu që problemi i kursimit tashmë nuk ekziston”, tha një grua nga Vidini.
Përveç kujtimit të hidhur nga e kaluara, inflacioni në rritje të shpejtë vuri në pikëpyetje qëndrimet e bullgarëve ndaj kursimeve. Analistët e lëvizjeve të çmimeve raportuan se në muajt e fundit të vitit të kaluar inflacioni në Bullgari ka tejkaluar atë në Evropën Perëndimore.
Rritja e çmimeve në Bullgari u përket si karburanteve dhe energjisë, ashtu dhe mallrave të nevojës së parë. Faktorët kryesorë për këtë janë rritja e madhe e çmimit të naftës dhe e çmimit të energjisë elektrike për biznesin. Kjo u reflektua në çmimet përfundimtare të mallrave dhe shërbimeve. Për shembull, rritja e çmimit të bukës dhe drithërave në vitin 2021 është me 12,1%, të qumështit dhe produkteve të qumështit - 8,1%; rritja e çmimit të vajrave shtazore dhe bimore ka qenë 22,7%. Duke shtuar edhe rritjen e çmimeve të konsumit të energjisë elektrike, ngrohjes, lëndëve djegëse të ngurta etj., rezulton se kursimet e 80% prej njerëzve në vendin tonë janë shkrirë dhe ata nuk kanë mundësi të lënë mënjanë para për shpenzime të jashtëzakonshme. Dhe parashikimet janë se, edhe pse me një ritëm më të ngadaltë, inflacioni do të mbetet i lartë në terma afatgjatë. Pritjet për vitin 2022 janë që ai të arrijë në 3-4% me bazë vjetore.
Përpiloi: Gergana Mançeva /në bazë të intervistës së BNR – “Horizont” dhe BNR – Vidin/
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri..