Ndërtimi i një zone etnografike bullgare filloi në fillim të vitit në Qendrën për Kulturë dhe Pushime të Komunës së Bollgradit / Bollgradi në Ukrainë konsiderohet si kryeqyteti jozyrtar i bullgarëve të Besarabisë. Banorët dhe mysafirët e qytetit do të mund të zhyten në jetën dhe traditat e bashkatdhetarëve tanë në Besarabi, si dhe të kombësive të tjera që jetojnë në këtë zonë për gati dy shekuj. Me ndihmën e banorëve të zonës tashmë janë mbledhur shumë objekte antike, të cilat ruajnë frymën e kohës. Midis tyre janë qilima të punuar me dorë, velenxa, peshqirë, batanije dhe sende shtëpiake, të përdorura në mënyrë aktive një shekull më parë. Së shpejti do të ketë një kënd me aksesorë nga jeta e sotme e vendasve. Zona e sapokrijuar etnografike do të shërbejë edhe si vend ku do të mbahen evente dhe festivale të ndryshme. Lajmin e ka bërë të ditur për BTA Svetllana Dragneva – kryeredaktore e gazetës “Bullgarët: dje, sot, nesër”, me seli në Odesë.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaMuzeu Letrar Kombëtar feston 174 vjetorin e lindjes së Ivan Vazov. Festimi shënon edhe përvjetorin e botimit të parë të pavarur bullgar të romanit "Nën zgjedhë", botuar në vitin 1894 nga shtëpia botuese "T. F. Çipev” – 130 vjet”, vëren Muzeu Letrar..
Forumi shkencor ndërkombëtar "Urat kulturore: histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi" u mbajt në fund të qershorit në gjimnazin "Shën Kirill dhe Metodij" në Caribrod. Ngjarja u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe..
Mbi 30 studiues të gjuhës bullgare nga njëmbëdhjetë vende u mblodhën në një forum dyditor në Sofje dhe Plovdiv, kushtuar alfabetit cirilik, për të prezantuar arritjet e tyre më të fundit në studimin e veprës së Kirilit dhe Metodit dhe për të kujtuar se..