Me rastin e këmbënguljes së Rusisë për tërheqjen e trupave të NATO-s nga Bullgaria dhe Rumania, Kryeministri Kirill Petkov bëri një deklaratë zyrtare në Kuvendin Popullor. Sipas Petkovit, si shtet anëtar i NATO-s, Bullgaria vendos vetë se çfarë politike të ndjekë. Kryeministri vuri në dukje se Traktati i Uashingtonit nuk parashikon një kategori të dytë të shteteve anëtare për të cilat mbrojtja kolektive duhet të zbatohet në mënyrë selektive dhe i bëri thirrje Federatës Ruse të mbetet e angazhuar në një dialog konstruktiv për uljen e tensioneve dhe zbatimin me përpikëri të angazhimeve ligjore ndërkombëtare.
Seanca dëgjimore e Kryeministrit në Kuvend ishte kërkuar si garanci në fushën e sigurisë nga opozita GERB - SDS, sipas së cilës kërkesa e Rusisë për tërheqjen e trupave të NATO-s nga Bullgaria dhe Rumania përbën rrezik për sigurinë e vendit. Nga tribuna e Parlamentit, nënkryetari i GERB-it, Daniell Mitov, kërkoi që Presidenti të thërrasë Këshillin Konsultativ për Sigurinë Kombëtare për këtë temë.
Partnerët e koalicionit nga “Bullgaria Demokratike” e cilësuan reagimin e Kryeministrit si me kohë dhe pro anëtarësimit të Bullgarisë në NATO.
Partia “Vëzrazhdane” bëri thirrje që të mos lejohen ndërhyrje të huaja në politikën e vendit dhe dënoi vendosjen e bazave amerikane në territorin bullgar.Deri në mes të dhjetorit, në të gjitha njësitë ushtarake të vendit do të ketë simulatorë për pilotimin e dronëve, tha komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral-major Dejan Deshkov. Në poligonin “Ljuljak” pranë qytetit Stara Zagora ai saktësoi se dronët..
Kompania e regjistruar në Zvicër “Gunvor” njoftoi se tërheq ofertën e saj për të blerë asetet jashtë vendit të “Lukoil”-it, mes të cilave është edhe rafineria në Burgas, njofton Reuters. Më 7 nëntor, shumica qeverisëse paraqiti në parlament..
Siguria energjetike në rajon dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë u diskutuan nga kryeministri Rosen Zheljazkov dhe presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski. Të dy biseduan me telefon më 6 nëntor. Ata diskutuan gjithashtu çështje..
“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e..
Policia ka neutralizuar një grup të krimit të organizuar që transportonte emigrantë nga Burgasi përmes Sofjes deri në kufirin serb, tha në një..