Mëngjesin e së mërkurës me erë të lehtë veriperëndimore, vranësirat do të rriten në shumë rajone të Bullgarisë. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 4 deri në minus 13 gradë, për Sofjen rreth minus 12 gradë.
Gjatë ditës do të mbajë vranësi, por do të mbetet pothuajse pa reshje. Temperaturat do të rriten dhe maksimalet do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 6 gradë, në Sofje rreth 1.
Mbi male vranësirat do të jenë të ndjeshme dhe vende-vende do të bjerë borë e dobët. Do të fryjë erë e fortë veriore. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë deri në minus 3 gradë, në 2000 m në minus 9 gradë. Ekziston një rrezik i shtuar i ortekëve.
Të enjten temperaturat minimale do të arrijnë deri në minus 3 gradë, por maksimalet do të mbeten të pandryshuara.
“E drejta e fëmijëve për arsim dhe e drejta e të rriturve për të pasur akses në vendin e punës janë të kufizuara.” Kështu thuhet në qëndrimin e Unionit të Drejtuesve të Sistemit Publik të Arsimit në Bullgari me rastin e grevës efektive të..
Aktualisht po punohet për krijimin e një rrjeti të "Dyqaneve për Popullin", njoftoi Ministri i Bujqësisë Georgi Tahov në një takim të komisionit përkatës parlamentar në përgjigje të një pyetjeje se çfarë po ndodh me punën në dyqanet shtetërore,..
Për të tretën ditë radhazi, Sofja do të jetë pa transport tokësor, njoftoi Qendra e Lëvizshmërisë Urbane në faqen e saj në Facebook. Pas një takimi disaorësh me kryetarin e bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, përfaqësuesit e Konfederatës së..
Një delegacion kishtar nga Patrikana Bullgare, i përfaqësuar nga Mitropoliti Antonij dhe Ati Profesor Ivan Ivanov, ishte ndër delegacionet zyrtare për..
Presidenti Rumen Radev u prit nga Perandori japonez Naruhito. Takimi midis të dyve në Tokio zgjati, sipas protokollit, gjysmë ore. Gjatë vizitës së..
Protestuesit në mbështetje të levit bullgar bllokuan përkohësisht trafikun në qendër të kryeqytetit të dielën në mbrëmje. Protesta u zhvilluan në..