“E drejta e fëmijëve për arsim dhe e drejta e të rriturve për të pasur akses në vendin e punës janë të kufizuara.” Kështu thuhet në qëndrimin e Unionit të Drejtuesve të Sistemit Publik të Arsimit në Bullgari me rastin e grevës efektive të punonjësve në transportin publik të kryeqytetit, e cila po vazhdon për ditën e tretë.
Dokumenti thekson se mijëra nxënës nuk mund të shkojnë në shkollë dhe mijëra mësues dhe staf jo-mësimdhënës kanë vështirësi të arrijnë në vendet e tyre të punës.
"Provimet e maturës po afrojnë dhe fundi i vitit shkollor. E ardhmja e mijëra fëmijëve dhe familjeve është në rrezik", thuhet gjithashtu në qëndrim. Kryetari rajonal i organizatës së sindikatës në Sofje, Danko Kallapish, u bën thirrje shoferëve dhe udhëheqësve të protestës që të respektojnë të drejtat e atyre që punojnë në sistemin arsimor: "Askush nuk ka të drejtë të vjedhë të ardhmen e fëmijëve."
Ndërkohë, shoferët e garazhit "Zemljane" kanë filluar një peticion për grevë zyrtare me afat të pacaktuar, pasi i konsiderojnë propozimet e kryetarit të bashkisë së Sofjes Vasill Terziev të papranueshme. Nëse nuk ka rritje prej 400 levash (rreth 200 euro), ose një minimumi prej 300 levash (rreth 150 euro), shumë njerëz do të largohen, besojnë ata. Sipas tyre, të shtunën dhe të dielën nuk do të ketë transport publik tokësor në Sofje.
"Nuk e kuptoj se si mund t'u jap protestuesve atë që duan. Nuk është çështje kokëfortësie. Ne i kemi ftuar sindikatat në një takim të hënën. U thashë të më dërgojnë llogaritjet e tyre në mënyrë që të shohim nëse kemi ndonjë arsye për të folur sot", tha kryetari i bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, për Nova TV.
Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Bullgarinë e Jugut mes 13 dhe 15°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës vranësirat do të pakësohen përkohësisht dhe reshjet do të ndalen. Era në lugina dhe zona të ulëta do të..
Kompania ruse "Lukoil" njoftoi se rezervon të drejtën për të kërkuar mbrojtje ligjore të të drejtave dhe interesave të saj legjitime në Bullgari, pasi menaxhimi i aseteve të saj në vend u mor nga një administrator i posaçëm. "Lukoil" po ndërmerr..
Flukset më të mëdha neto pozitive të investimeve direkte në vend për periudhën janar - qershor 2025 janë nga Holanda (554.9 milionë euro), Italia (325.2 milionë euro) dhe Greqia (317.1 milionë euro), dhe flukset më të mëdha neto negative - në SHBA..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, ndërsa në Bullgarinë Jugore mes 12 dhe 17°. Në Sofje do të jenë rreth 8°. Gjatë ditës..
Në një takim në Berlin me Annette Kroeber-Riehl, zëvendëspresidente e çështjeve qeveritare dhe politikave publike për Evropën në Google, Ministri i..
Menaxheri special komercial i sapoemëruar i "Lukoil Neftohim Burgas", Rumen Specov, shkarkon Evgeni Manjahin nga detyra e kryetarit të Bordit Drejtues të..