“E drejta e fëmijëve për arsim dhe e drejta e të rriturve për të pasur akses në vendin e punës janë të kufizuara.” Kështu thuhet në qëndrimin e Unionit të Drejtuesve të Sistemit Publik të Arsimit në Bullgari me rastin e grevës efektive të punonjësve në transportin publik të kryeqytetit, e cila po vazhdon për ditën e tretë.
Dokumenti thekson se mijëra nxënës nuk mund të shkojnë në shkollë dhe mijëra mësues dhe staf jo-mësimdhënës kanë vështirësi të arrijnë në vendet e tyre të punës.
"Provimet e maturës po afrojnë dhe fundi i vitit shkollor. E ardhmja e mijëra fëmijëve dhe familjeve është në rrezik", thuhet gjithashtu në qëndrim. Kryetari rajonal i organizatës së sindikatës në Sofje, Danko Kallapish, u bën thirrje shoferëve dhe udhëheqësve të protestës që të respektojnë të drejtat e atyre që punojnë në sistemin arsimor: "Askush nuk ka të drejtë të vjedhë të ardhmen e fëmijëve."
Ndërkohë, shoferët e garazhit "Zemljane" kanë filluar një peticion për grevë zyrtare me afat të pacaktuar, pasi i konsiderojnë propozimet e kryetarit të bashkisë së Sofjes Vasill Terziev të papranueshme. Nëse nuk ka rritje prej 400 levash (rreth 200 euro), ose një minimumi prej 300 levash (rreth 150 euro), shumë njerëz do të largohen, besojnë ata. Sipas tyre, të shtunën dhe të dielën nuk do të ketë transport publik tokësor në Sofje.
"Nuk e kuptoj se si mund t'u jap protestuesve atë që duan. Nuk është çështje kokëfortësie. Ne i kemi ftuar sindikatat në një takim të hënën. U thashë të më dërgojnë llogaritjet e tyre në mënyrë që të shohim nëse kemi ndonjë arsye për të folur sot", tha kryetari i bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, për Nova TV.
Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Në një konferencë për shtyp para nisjes për në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Shqipëri, Kryeministri Rosen Zheljazkov falënderoi shumicën pro-evropiane në Asamblenë Kombëtare. Ai kujtoi se të gjitha qeveritë pas vitit 1997..
Ministrja për Çështjet Evropiane e Mbretërisë së Danimarkës, znj. Marie Bier, po viziton Bullgarinë dhe rajonin në lidhje me Presidencën e ardhshme Evropiane të Danimarkës, e cila fillon në korrik. Gjatë vizitës së saj, ajo, së bashku me..
Punonjësit e Radios Kombëtare Bullgare (BNR), Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) protestuan sot duke kërkuar paga të mira. Gazetarët, redaktorët, kameramanët, regjisorët, teknikët, këngëtarët dhe muzikantët e..
Në një konferencë për shtyp para nisjes për në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Shqipëri, Kryeministri Rosen Zheljazkov..
Natën e së enjtes duke u gdhirë e premtja , do të bjerë shi në gjysmën perëndimore të vendit. Gjatë ditës reshjet do të mbulojnë të gjithë vendin. Do..
Ministrja për Çështjet Evropiane e Mbretërisë së Danimarkës, znj. Marie Bier, po viziton Bullgarinë dhe rajonin në lidhje me Presidencën e ardhshme..