Bashkatdhetarët tanë jashtë shtetit nuk kanë ndërmend të kthehen përgjithmonë në vendin tonë, tregojnë rezultatet e një anketimi të komunitetit global të bullgarëve në mbarë botën “Tuk-Tam” (Aty-Këtu). Ata prej tyre që ende e lejojnë një mundësi të tillë, e përkufizojnë atë si një synim të mundshëm afatgjatë në të ardhmen. Bullgarët jashtë vendit këmbëngulin për ndryshime zgjedhore që do t’u japin më shumë mundësi për të marrë pjesë në zgjedhjet në vendin tonë. Aktualisht, arrihet 25 për qind e pjesëmarrjes zgjedhore jashtë vendit, tha Dimitër Ivanov nga Rrjeti i Vullnetarëve Zgjedhorë Bullgarë jashtë shtetit. Sondazhi u krye midis rreth 2500 bullgarëve në 80 vende.
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi legjislativ, njoftoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Propozimi nuk do të rëndojë buxhetin e shtetit,..
Kuvendi Popullor miratoi përfundimisht, në lexim të dytë, ndryshimet në Ligjin për Nxitjen e Investimeve. Me këtë shtesë, asetet e kompanisë ruse “Lukoil” në Bullgari mund të shiten vetëm pas një vendimi të Këshillit të Ministrave dhe pas një qëndrimi..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..
Deri në mesin e vitit 2026, Bullgaria duhet të hiqet nga “Lista Gri” e shteteve që nuk sanksionojnë në mënyrë të mjaftueshme pastrimin e parave që..
Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me..