Rritja e çmimeve është sfida kryesore për qeverinë e re, sipas një anketimi të Agjencisë “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. 58 për qind e njerëzve besojnë se kjo është çështja më urgjente për t'u zgjidhur.
Kabineti i Kryeministrit Kirill Petkov gëzon mbështetjen e 39 për qind të të anketuarve. Pothuajse po aq – 40 për qind nuk i besojnë qeverisë.
Në janar, vlerësimi pozitiv për punën e Presidentit Rumen Radev është 49 për qind përderisa ai negativ 36 për qind.
Qëndrimi i votuesve nuk ndryshon nga rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentar. Partia “Po e vazhdojmë ndryshimin” është forca e parë politike me 26.4 për qind mbështetje dhe partia opozitare GERB është e dyta me 22.3 për qind. Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) kanë pothuajse 11 për qind mbështetje.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..