9874 janë rastet e reja me koronavirus në vend për 24 orët e fundit krahasuar me 9916 një ditë më parë. 77 për qind e të infektuarve rishtazi nuk janë të imunizuar. 26.2% e 37 945 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve aktivë u rrit me 5120 deri në 227 281. Të sapopranuarit në spitale janë 691, 87 për qind e tyre nuk janë të vaksinuar. Gjithsej 5455 pacientë janë shtruar në spital. 520 janë në terapi intensive. Pavarësisht nivelit të lartë të infeksionit, të shtruarit në spital mbeten shumë larg niveleve maksimale të mëparshme.
78 persona me Covid të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit. 66 prej tyre nuk ishin imunizuar. 4676 janë shëruar.
Të enjten janë dhënë 12 636 vaksina. 1 987 545 persona kanë përfunduar ciklin e imunizimit. 596 235 kanë doza përforcuese.Ministria e Brendshme po ecën mirë. Ka një rritje të numrit të trafikantëve të njerëzve dhe të drogës të kapur përgjatë kufijve të Shengenit. Këtë e tha ministri i brendshëm Daniell Mitov, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, gjatë prezantimit..
Kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe nënkryetari për financat Ivan Vasilev u takuan në Sofje me drejtorin e asociuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Donalld Mishaxhiu. Qëllimi i takimit ishte kërkimi i mundësive për..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit,..