9874 janë rastet e reja me koronavirus në vend për 24 orët e fundit krahasuar me 9916 një ditë më parë. 77 për qind e të infektuarve rishtazi nuk janë të imunizuar. 26.2% e 37 945 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve aktivë u rrit me 5120 deri në 227 281. Të sapopranuarit në spitale janë 691, 87 për qind e tyre nuk janë të vaksinuar. Gjithsej 5455 pacientë janë shtruar në spital. 520 janë në terapi intensive. Pavarësisht nivelit të lartë të infeksionit, të shtruarit në spital mbeten shumë larg niveleve maksimale të mëparshme.
78 persona me Covid të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit. 66 prej tyre nuk ishin imunizuar. 4676 janë shëruar.
Të enjten janë dhënë 12 636 vaksina. 1 987 545 persona kanë përfunduar ciklin e imunizimit. 596 235 kanë doza përforcuese.Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim..