Një projekt i përbashkët i BNT dhe UNESKO-s do të promovojë trashëgiminë kulturore bullgare në 5 gjuhë. Qyteti Nesebër do të promovohet fillimisht përmes një filmi nga fushata globale "50 të tjerat: Trashëgimia botërore si një burim qëndrueshmërie, humaniteti dhe inovacionesh". Filmi i televizionit publik do të bëhet me skenar dhe regji të udhëtarit Kitin Munoz. Do të ketë përkthim në spanjisht, frëngjisht, anglisht dhe arabisht dhe do të shpërndahet përmes kanaleve të komunikimit të UNESKO-s.Qyteti i vjetër i Nesebërit është trashëgimtar i qytetërimeve të lashta, ndërsa që prej 39 vitesh monumentet kulturore të qytetit u përfshinë në listën e UNESKO-s për trashëgimi kulturore botërore.
Seria e filmave do të prezantojë 17 objekte të trashëgimisë materiale dhe jomateriale bullgare, të përfshira në listën e UNESKO-s.Bellogradçiku dhe shkëmbinjtë e tij të famshëm botërisht janë sërish skena e një spektakli magjik. Për pesë fundjava radhazi – nga 19 shtatori deri më 19 tetor – qyteti është mikpritës i edicionit të pestë të Festivalit të Balonave. Pritet që mbi 5 mijë..
Në Rodopet Lindore, në vendin ku patrikët romakë pinin verë nën kolona mermeri, sot turistët veshin toga autentike dhe mahniten nga mozaikët origjinalë të shekujve II-III. Vila “Armira” – e vetmja rezidencë aristokratike romake e ruajtur në Ballkan me..
I vetmi në Ballkan, por edhe unik për të gjithë Evropën – ky është Muzeu nëntokësor i minierës në Pernik, që ndodhet vetëm rreth 30 kilometra nga Sofja. Ai është ndërtuar në një minierë funksionale, dikur e njohur si "Minierat e Vjetra". Hapja e saj..
Sektori turistik në Bullgari shënon rritje gjatë viteve të fundit, si në sezonin veror, ashtu edhe në atë dimëror. Sipas të dhënave të ministrisë..